Prangoset ish-drejtori i kthimit të pronave
GJIROKASTER-Në Gjjirokastër është prangosur sot paradite ish-Drejtori I Kthimit të Pronave në rrethin e Gjirokastrës. Shtetasi Përparim Toro është arrestuar nga policia e këtij qyteti nën akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimti të detyrës. Dyshohet se Toro për qëllim përfitimi jepte certifikata pronësie false.
Ndaj Toros u dha masa, arrest me burg. Materialet për hetimin e tij iu kaluan prokurorisë së rrethit Gjirokastër.
Po sot në Gjirokastër në pranga ra dhe shtetasi Mihallaq Capullari pasi dyshohet se ka lejuar të priten lëndë drusore, në kundërshtim me ligjin.
(d.b/BalkanWeb)