Çekia do mbështesë Kosovën në hapat e saj të zhvillimit dhe integrimit Evropian

Shefi i diplomacisë çeke Karel Shvarceberg përsëriti përkrahjen për Kosovën. Sot ka takuar kryeministrin Thaçi dhe shefen e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Thairi. Në forumin biznesor Çeki – Kosovë, Shraveberg ka shprehur gatishmërinë për krijimin e kushteve më të mira për bashkëpunim biznesor ndërmjet dy vendeve
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri i kanë kërkuar ministrit të Jashtëm çek, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, mbështetjen e Çekisë për Kosovën në procesin e saj të integrimit në Bashkimin evropian.
Diplomati çek në takimet e një dite më parë me presidenten dhe ministrin e punëve të jashtme të Kosovës ka folur për gatishmërinë e shtetit çek për të mbështetur Kosovën dhe në përgjithësi vendet e Ballkanit perëndimor në rrugën e tyre aspiruese drejt familjes së BE-së.
Shvarcenberg ka thënë se Serbisë i duhet patjetër të plotësoj kriteret e Kopenhagës që janë kushtet bazë për hyrjen në BE, e një ndër to sipas tij është fqinjësia e mirë dhe zgjidhja e problemeve me fqinjët.
Gjithashtu ministri çek ka thënë se secilit vend aspirues i bëhet e qartë se nuk mund të vej veto apo të bllokoj anëtarësimin e ndonjë vendi në Bashkimin Evropian.
Me 1 korrik Çekia merr presidencën e radhës të Grupit të vendeve të Vishegradit. Në vigjilje të marrjes së këtij kryesimi, Ministri i Jashtëm i Çekisë ka shpalosur një pjesë të platformës diplomatike të këtij vendi, që është një impuls për përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
Gjatë kësaj vizite dyditëshe në Kosovë ministri i jashtëm çek do të nënshkruaj edhe marrëveshjen e parë për riatdhesim me qeverinë e Kosovës, në kuadër të procesit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.