E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Tiranë-Elbasan, miratohet kredia prej 25 milionë dollarë

24-06-2011 / Gazeta 55

Fondi Saudit për Zhvillim miratoi një kredi prej rreth 25 milionë USD për projektin e rrugës Tiranë - Elbasan.
Miratimi zyrtar i kredisë nga Fondi Saudit për Zhvillim është konfirmuar nga Ambasadori i Arabisë Saudit në Tiranë z. Abdullah Abdulaziz AL-ABDULKARIM, gjatë një takimi që pati me Ministrin e Financave z, Ridvan Bode.
Ministri falenderoi Ambasadorin për miratimin e kredisë, e cila është me terma shumë të favorshëm financiarë sidomos kur flitet për projekte infrastrukture, çka tregon vlerësimin e lartë që ka Fondi Saudit për meritat teknike dhe financiare të këtij projekti. Kredia ka një normë interesi 2 % dhe afat maturimi 25 vjet, nga të cilët 5 vitet e para janë pa pagesë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›