Washington, sot samiti për sigurinë bërthamore

Hap sot punimet ne Washington samiti dy ditor për sigurinë bërthamore. Në prag të tij, presidenti amerikan Barack Obama foli për terrorizmin bërthamor duke e quajtur atë si rrezikun më të madh për sigurinë kombëtare. Sipas tij nëse se armët bërthamore bien në duart e terroristëve të Al Kaidës, ata nuk do të hezitojnë t'i përdorin këto armë.
"Fatkeqësisht kemi një situatë kur në mbarë botën po humbasin sasi të mëdha materialesh bërthamore. Prandaj objektivi qendror i këtij samiti është vendosja e bashkësisë ndërkombëtare në rrugën e reduktimit të materialit nuklear, në një kornizë të caktuar kohore dhe me një plan specifik" tha Obama.
Në qendër të vëmendjes në takimit dyditor për sigurinë bërthamore do të jetë parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore dhe sigurimi i materialeve nukleare ushtarake dhe civile. Në të do të marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh.
El/Ma
Azhornuar së fundi ( e hënë , 12 prill 2010 ) < I mëparshmi