E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ekonomia shqiptare vlerësohet një ndër dy ekonomitë më stabël në Europë

11-08-2011 / Gazeta 55

Ekonomia shqiptare është cilësuar nga shkolla e biznesit të botës, INSEAD, si një ndër ekonomitë e vogla kryesore e Europë. Ndërsa ekonomia gjermane është listuar një dër ekonomitë e mëdha , kryesore e Europës. Ky është rank-imi që i bën shkolla e biznesit të botës ekonomive në Europë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha përshëndeti vlerësimin e bërë nga INSEAD, shkolla e biznesit e botës, që e rendit ekonominë shqiptare një ndër dy ekonomitë më të qëndrueshme në Europë. Kreu i qeverisë Berisha e konsideroi këtë një lajm shumë pozitiv për vendin, për të cilën u shpreh se ky vlerësim mbështetet në suksesin e modelit ekonomik të vendit.“E para është gjithnjë, ekonomia dhe politika më e mirë është ajo që vendos ekonominë të parën, sepse ai është edhe interesi më jetik i qytetarëve”- u shpreh kreu i qeverisë Berisha. Më tej në fjalën e tij Berisha theksoi se ky është një  lajm tjetër shumë pozitiv për ekonominë shqiptare. Sipas INSEAD, shkolla e biznesit të botës, dy janë ekonomitë më stabël, në Europë. Nga ekonomitë e mëdha, është ekonomia kryesore e Europës, ajo gjermane. Ndër ekonomitë e vogla është ekonomia shqiptare. Ky është rank-imi që i bën shkolla e biznesit të botës ekonomive në Europë. “Modeli ynë ekonomik është modeli i suksesit. Vështirësia është tek gjyzlykët, sepse ka njerëz që të duket sikur kanë lindur me syze të errëta, nuk i heqin kurrë”- nënvizoi në fjalën e tij kreu i qeverisë Berisha. Më tej ai ka shtruar një pyetje në lidhe me rritjen e ekonomisë shqiptare. Nëse ekonomia shqiptare nuk do të rritej, por do të binte, nëse kjo ekonomi nuk do të kishte rritje, por recesion, nëse qeveria shqiptare do të detyrohej për shkak të recesionit, të rriste taksat, të ulte pensionet apo t’i ngrinte ato, do të detyrohej të mos rriste rrogat, cila do të ishte gjendja psikologjike e këtyre kollagjerëve? “E para do të gëzoheshin dhe natyrisht, do të këndonin të njëjtën melodi. Por, në një kohë kur të gjitha agjencitë e thiktank-et e botës, përfshi edhe ato të rating-ut Moodys apo Standard & Poors, që bëjnë fjalë për trende qartësisht pozitive në ekonominë shqiptare, qëndrimi dhe nihilizmi ndaj këtij modeli ka absolutisht, botëkuptimin e vjetër në themel të tij, papajtueshmërinë me tregun e lirë dhe vlerat e tij”- deklaroi kryeministri Berisha. Në këtë kuadër kreu i ekzekutivit, Berisha nënvizoi se po të vëmë re, sulmohen koncesionet, privatizimet, partneriteti publik-privat, pra, sulmohen pikërisht mekanizmat ndër më kryesorë që bënë që ekonomia shqiptare të mos bjerë në recesion, që kjo ekonomi të shënojë rritje çdo vit, që bëri të mundur që qeveria shqiptare të renditet ndër vendet që investon më shumë në planet, që bëri të mundur që qeveria shqiptare të rrisë çdo vit rrogat e pensionet, në një kohë kur në tërësi ato po i ulin. Ai shtroi po ashtu pyetjet se nga vjen ky nihilizën e negativizëm? Vjen tërësisht nga mentaliteti totalitar, i cili nuk mund të pranojë tregun dhe lirinë e tij, por do kontrollin, do dorën e shtetit në çdo gjë. “Nuk është shteti, ai që ndërton, është individi, ai që ndërton. Shteti mund të bëjë disa punë publike, por po të krahasohet ndërtimi që bën shteti me ndërtimin që bën individi, të krahasohet buxheti i shtetit me buxhetin e individëve dhe sipërmarrjeve, ato janë njëlloj si liliputi me gjigandin”,- përfundoi fjalën e tij kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›