E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: FMN është një partner i shkëlqyer i qeverisë shqiptare

Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi të enjten misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), si "një partner të shkëlqyer që ka ndihmuar  qeverinë shqiptare në hartimin e politikave fiskale", gjatë nënshkrimit në selinë e kryeministrisë së Letrës së Mirëkuptimit të Gjatë e të Fundit mes qeverisë shqiptare dhe misionit të FMN-së. Ky dokument do të miratohet në fund të muajit Janar nga bordi i FMN-së në Uashington, moment që shënon dhe përmbylljen e Programit Trevjeçar të Shqipërisë me këtë institucion. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha tha se "ky institucion gjatë këtyre viteve  është provuar si një partner i shkëlqyer, që ka ndihmuar qeverinë shqiptare në hartimin  e politikave fiskale, që kanë garantuar stabilitet makroekonomik dhe rritje të shëndetshme ekonomike të vendit". Në këtë kontekst, vijoi ai, "kjo është një mbyllje krenare dhe fatlume, sepse ky Programi i FMN-së mbyllet në një kohë kur Shqipëria ka një stabilitet të shkëlqyer makroekonomik, duke e mbyllur vitin me një inflacion 2.2 për qind, me një rritje ekonomike të pakrahasueshme në rajon dhe ndër më të lartat në Europë, si dhe me një ekonomi të gjallë e dinamike. MN ka dhënë një ndihmesë shumë të çmuar në konsolidimin e praktikave më të mira dhe ka qënë një promotor në inkurajimin e qeverisë shqiptare drejt privatizimeve të mëdha", u shpreh Kryeministri Berisha. Në këtë ceremoni përshëndetën përfaqësuesja e Misionit të FMN-së në Tiranë, Ann- Margret Ëestin, ministri i Financave, Ridvan Bode, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›