E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Energjia, premtimi i pambajtur i Berishës”

Autori i Lajmit: red.
Edhe 5 muaj e gjysmë për t i dhënë fund kësaj qeverisjeje gënjeshtare dhe të paaftë. Kështu pohoi dje Kreu i Partisë Socialiste të Tiranës, Besnik Baraj. “Katër vjet më parë, Sali Berisha mori votat me premtimin se do të çonte në çdo shtëpi 24 orë drita. 5 muaj e gjysmë nga sot, Sali Berisha do të largohet nga Qeveria duke e lënë të pazgjidhur problemin kanceroz të energjisë elektrike”, - tha Baraj. Sipas tij, kur mbeten vetëm 5 muaj e gjysmë nga përfundimi i një mandati të plotë qeverisës, Tirana dhe e gjithë Shqipëria vijojnë të dëgjojnë përrallën e ndërprerjeve të energjisë për shkak defektesh teknike, ndërkohë që në fakt vijojnë të vuajnë defektin e pakorrigjueshëm të keqqeverisjes, paaftësinë për të zgjidhur probleme reale dhe sëmundjen e pashërueshme të kësaj qeverie, korrupsionin që e ka kthyer në gropë të zezë sektorin energjetik shqiptar. “Kjo nuk është harta e defekteve të papritura teknike, po radiografia e një problemi kanceroz në do të zgjidhet vetëm pasi me votën e lirë të 5 muajve e gjysmë më vonë të krijohet një qeveri e re për një politikë të re”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›