Popullsia në rritje, rreth 6000 bebe në 2008-ën
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Një studim i fundit i INSTAT raporton se në vitin 2010, popullsia shqiptare do të rritet në 4 milionë banorë. Në të njëjtën kohë thuhet se me një moshë mesatare 31 vjeç, Shqipëria merr trofeun si vendi me popullsinë më të re në Evropë. Shtimi i popullsisë shpjegohet edhe me rritjen e lindjeve vit pas viti. Sipas statistikave të nxjerra nga spitali obstetrik gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë“, gjatë vitit 2008 (1 janar-30 dhjetor), në spitalin universitar obstetrik gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë", kanë ardhur në jetë plot 5672 fëmijë. Sipas të njëjtave burime, në spitalin "Mbretëresha Geraldinë" janë lindur më shumë foshnja meshkuj, sesa femra. Kështu, të dhënat tregojnë se gjatë vitit të kaluar janë lindur në këtë spital 3005 meshkuj dhe 2667 femra.
Krahasimi
Bazuar në statistika, rezulton se në vitin 2007, numri i foshnjave të lindura ishte 5600, në vitin 2006 u lindën 5800 fëmijë, dhe po kaq në vitin 2005. Spitali obstetrik gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë, i krijuar që në vitin 1936 dhe i njohur në atë kohë me emrin "Nëna dhe fëmija", përballon çdo vit një volum të madh pune. Në të ofrohen shërbimet gjinekologji, obstetrikë, patologji, neonatologji (pediatri), si dhe laboratorë dhe kryhen me mijëra analiza të ndryshme, të hospitalizuar dhe ambulatore, nga më të thjeshtat deri tek ato hormonale. Numri i shtretërve në këtë qendër arrin në 150 për të rriturit, ndërsa i fëmijëve në 62, 12 prej të cilëve inkubatorë dhe 40 të zakonshëm. Në fillim të qershorit të vitit të kaluar, "Mbretëresha Geraldinë" është pajisur me Qendrën e Pranimit të Urgjencave, e cila konsiderohet nga drejtuesit e këtij materniteti si pika më e rëndësishme e takimit të pacientëve me stafin mjekësor për përcaktimin e diagnozës dhe dhënien e ndihmës së parë.
Vdekshmëria foshnjore
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguesi i vdekshmërisë foshnjore rezulton 12 vdekje për 1000 lindje të gjalla, ndërsa treguesi i vdekshmërisë amtare 14.6 për 100 mijë lindje të gjalla. Shifrat tregojnë se vdekshmëria foshnjore mbetet një nga problemet kryesore të sektorit të shëndetësisë në Shqipëri. Po sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vihet re një tendencë e zvogëlimit të vdekshmërisë foshnjore (vdekjet e fëmijëve 0-1 vjeç) nga 41.5 vdekje për 1000 lindje të gjalla në vitin 1990, në 13 vdekje për 1000 lindje të gjalla.
Vdekshmëria në veri të vendit
Në rrethet e zonave verilindore, si Dibër, Malësi e Madhe, Mirditë, kjo vdekshmëri është dy herë më e lartë. Por, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vdekshmëri të lartë foshnjore kanë edhe disa rrethe të mëdha të vendit si Tirana dhe Elbasani.
Shifrat e BE-së, ndryshe nga MSH
Raporte të organizatave të ndryshme botërore të shëndetësisë tregojnë së prirja e uljes së vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri është luhatur në nivele më të larta se mesatarja e vdekshmërisë në BE. Niveli i vdekshmërisë foshnjore në vitin 2003 u raportua 15 vdekje për 1 mijë lindje. Ndërkohë që niveli i vdekshmërisë foshnjore në BE në të njëjtin vit u raportua 4 vdekje për 1 mijë lindje. Sipas të dhënave të raportuara nga organizata shëndetësore CDC, vdekshmëria foshnjore është 26 vdekje për 1 mijë lindje. Ndërkohë që sipas një tjetër organizate, MICS, raportohen 28 vdekje për 1 mijë lindje. E standardizuar vdekshmëria foshnjore për 1 mijë lindje të gjalla është 27. Pra duke u bazuar në standardizimin direkt dhe indirekt vërehet se kemi vlera të ndryshme të vdekshmërisë foshnjore ndërmjet institucioneve, gjë që tregon që nuk ka raportime reale të vdekjeve të foshnjave në vendin tonë.
Shkaqet e vdekshmërisë
Sipas kontrolleve të institucioneve shëndetësore, për identifikimin e shkaqeve të vdekshmërisë janë përzgjedhur 320 kampione foshnjash të vdekura dhe 1266 foshnja të mbijetuara. Sipas rezultateve të dala nga ky studim, gjinia e fëmijës dhe radha e lindjes nuk ndikonin në nivelin e vdekshmërisë. Nënat e foshnjave të vdekura raportuan në studim një nivel arsimor më të ulët se nënat e foshnjave të mbijetuara. Një përqindje më e lartë e foshnjave të vdekura rezultuan me prindër të papunë apo studentë krahasuar me foshnjat e mbijetuara. Kushtet e pafavorshme të jetesës (uji, higjiena e ulët dhe duhanpirja) janë gjetur të bashkëshoqëruara me vdekshmërinë foshnjore. Marrja e barnave gjatë shtatzënisë parashikon trefishin e nivelit të vdekshmërisë së bebeve, ndërkohë që keqformimi është një tjetër shkak i humbjes së jetës në mosha të vogla.
Foshnjat e braktisura
Infermieret-edukatore dhe punonjësja sociale që merren me mirëmbajtjen e foshjave të braktisura tregojnë se, fatmirësisht, bebet po braktisen gjithnjë e më pak. Mesatarisht deri në 25 foshnja janë braktisur gjatë një viti. Krahasuar me vitet e mëparshme, numri i bebeve të braktisura ka rënë. Në fillim bebet mbahen në maternitet e më pas ato dërgohen në Shtëpinë e Foshnjës, e cila ndodhet në Sauk dhe i nënshtrohen më pas procesit të birësimit sipas kërkesave që ka. Sipas të dhënave, mësohet se gati të gjithë fëmijët e braktisur janë birësuar duke nisur nga 0 deri në 6 vjeç.
Birësimi
Foshnjat e braktisura pothuajse në të gjitha rastet janë jashtë martese dhe nënat janë të moshave nga 15 deri në 40 vjeç. Fëmijët që janë çuar për birësim kanë ndjekur të gjitha procedurat që kërkon ligji dhe janë të gatshëm për t u birësuar nga ato familje, të cilat kanë depozituar kërkesat e birësimit. Sipas infermiereve, fëmijët kanë një zhvillim normal psikomotor, ndaj kanë mundësi të birësohen brenda një kohe mjaft të shkurtër. Madje, dokumentacioni i këtyre fëmijëve është plotësuar në një kohë shumë të shkurtër, pasi ka pasur shumë kërkesa nga familjarë të ndryshëm. Një numër i konsiderueshëm kërkesash birësimi ka ardhur nga familje të huaja, disa prej të cilave i kanë vizituar fëmijët edhe në ambientet e maternitetit. Punonjësja sociale tregon se është më mirë që nënat të deklarojnë që në fillim për braktisje e fëmijës pasi, sa më shumë kohë të kalojë për të marrë një vendim, aq më shumë do të vonohen dokumentet dhe procedurat e birësimit. Kjo vjen pasi disa nëna mendojnë ta ndjekin fëmijën deri disa muajsh, por më vonë zhduken pa lënë asnjë gjurmë. Megjithatë, në rastet kur familja e vajzës është në dijeni për lindjen e fëmijës, foshnjat nuk braktisen. Pavarësisht se fëmija nuk ka një baba që t i njohë atësinë, familja e vajzës tregon më shumë pjekuri, edhe nga vetë eksperienca dhe nuk e braktis foshnjën. Por nga ana tjetër, punonjëset e maternitetit tregojnë se ka dhe raste kur vajzat arrijnë ta fshehin shtatzëninë dhe kur vjen koha e lindjes i braktisin foshnjat, ndonëse me shumë dhembje.
Popullsia më e re
Por të dhënat tregojnë se edhe pse vendi ynë përfshihet në një nga vendet e Evropës me popullsi më të re, bazuar në projeksionet e popullsisë për periudhën 2001-2021, rrezikon që pesha specifike e të rinjve të bjerë në mënyrë të dukshme, dhe ajo e personave me moshë më të madhe të rritet progresivisht.
Studimet
Studimet sociologjike tregojnë se faktorët kryesorë që ndikojnë në ritmin e rënies së popullsisë janë emigracioni relativisht i lartë dhe rënia e vazhdueshme e numrit të lindjeve. Referuar indeksit të vitit 1960, kur një nënë kishte më shumë se 5 fëmijë, ky numër ka pësuar rënie të vazhdueshme gjatë viteve. Aktualisht, bazuar në të dhënat e INSTAT, shtimi i popullsisë është ulur në 1.8 fëmijë për nënë, ndërkohë që sipas studimeve, llogaritet që në vitin 2021 numri mesatar i fëmijëve për grua të shkojë në 1.4 fëmijë.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009