“Kinemaja e ka humbur monopolin e filmit”
Autori i Lajmit: red.
Roli i zhvillimeve teknologjike të kohës, pozicioni i medias dhe ndikimi i tyre në jetët njerëzore, u diskutuan dje në konferencën me temë “Bota virtuale dhe perceptimi global mediatik i saj”, zhvilluar në Akademinë e Filmit "Marubi", në Tiranë. Konferenca, që kishte në thelb rolin e medias shqiptare dhe asaj botërore në transmetimin e botës virtuale, u organizua si një bashkëpunim midis Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Institutit Shqiptar të Medias, Universitetit Evropian të Tiranës dhe Universitetit "Uilliam Paterson" në Nju-Xhersi, SHBA. Kujtim Çashku vuri theksin mbi rolin e pushtetit mediatik si pushtet i katërt, si një "pushtet që i servir audiencës informacione të gatshme, të cilat e bëjnë atë të varur prej saj, duke ndrydhur këtu imagjinatën”. Më pas, drejtori i Institutit të Medias, Remzi Lani, solli shembuj konkretë të ngjarjeve reale dhe transmetimeve të tyre në media, duke theksuar se “Problemet janë lokale, ndërsa mediat, globale”. Ndërsa Brus Uilliams, përfaqësues i Universitetit "Uilliam Paterson" në Nju-Xhersi (SHBA), diskutoi rreth mënyrës së komunikimit dixhital. “Sot brezat e rinj kanë lindur me këtë komunikim dhe janë në gjendje të thyejnë rregullat e vendosura më parë", - theksoi ai. Duke u ndalur edhe në rolin e kinemasë, Uilliams u shpreh se në ditët e sotme, ajo nuk zotëron më monopolin e filmit. "Falë zhvillimeve të ndryshme të teknologjisë, ne mund të ndjekim një film kur, ku dhe si të duam",- tha ai. Në konferencë diskutuan edhe mjaft analistë, specialistë të medias, etj.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009