“Qeveria prej 6 muajsh po vjedh punëtorët e ARMO-s”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste ka denoncuar vjedhjen që, sipas saj, po u bëhet punëtorëve të ARMO-s, të cilët kanë humbur punën pas privatizimit të kompanisë së naftës. Sipas nënkryetarit të Grupit Socialist, Erion Braçe, 606 punëtorët duhet të marrin pagat e një viti nga qeveria dhe ky fond kap shifrën e 3 milionë dollarëve. “Denoncoj sot një tjetër vjedhje të qeverisë “Berisha”. Kësaj radhe është një vjedhje me përmasa të mëdha, ndaj 606 qytetarëve, kryesisht të Ballshit, të cilët prej 6 muajsh nuk u jepen 26 milionë lekë të reja ose 3 milionë dollarë. Këta punonjës janë të njohur për të gjithë publikun dhe nga Ministria e Ekonomisë, prej së cilës vareshin deri në qershor, si kosto humane njerëzore apo çnjerëzore e privatizimit të ndërmarrjes shtetërore të tregtimit të naftës, ARMO”, - tha Braçe. Sipas tij, këta 606 punëtorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra kryefamiljare janë pushuar nga puna në qershor të vitit 2008, 4 muaj para privatizimit të kompanisë, nën kriteret fashiste, politike, nën argumentin e përgatitjes së kompanisë për privatizim. Sipas vendimit nr 261, të datës 27 shkurt 2008, dhe më pas sipas udhëzimit të ministrit të Ekonomisë, nr 250, të datës 08.04.2008, në daljen e tyre, qeveria dhe Sali Berisha duhet t u paguante nga ndërmarrja e paprivatizuar, 1 vit pagë për ndërprerje të marrëdhënies së punës dhe së dyti, shpërblim për vjetërsinë e punës të secilit punëtor, sipas Kodit të Punës, që është ende në fuqi në Republikën e Shqipërisë. “Në këto kushte, Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe Sali Berisha, janë në kushtet e moszbatimit të ligjit. Janë në kushtet e mospërmbushjes së detyrës, janë në kushtet e shpërdorimit të detyrës, ku që të trija janë vepra penale. Janë në kushtet e një krimi, sepse po vjedhin 606 punëtorë. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të vazhdojë t u japë mbështetje 606 punëtorëve të Ballshit për të marrë të gjitha paratë”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009