Shqipëri-Kosovë, zonë e përbashkët “Shengen”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Ju siguroj që Shqipëria do të jetë pjesë e denoncimit të të gjitha këtyre ndërmarrjeve negative, që kanë një prapavijë të qarqeve ultranacionaliste serbe, duke u thënë që situata të tilla nuk janë më për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, nuk janë më për Kosovën, sepse, sikurse Shqipëria që është projektuar për t u futur në NATO, në Bashkimin Evropian, edhe Kosova është e projektuar drejt ëndrrës euroatlantike”
Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur krijimin e një zone të përbashkët “Shengen”, që do të favorizojë lëvizjen e lirë dhe të shpeshtë, të mallrave, kapitaleve dhe qytetarëve të thjeshtë. Ky pohim është bërë dje gjatë takimit mes presidentit Bamir Topi dhe atij kosovar, Fatmir Sejdiu, gjatë vizitës së Kreut të Shtetit shqiptar në Kosovë. Sipas tyre, kjo marrëveshje do të simbolizojë rënien e kufijve mes dy shteteve shqiptare në Ballkan. Pas takimit, Topi e Sejdiu konfirmuan se vizitat e shpeshta të nivelit të lartë dëshmojnë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Këtij aspekti të rëndësishëm politik i shtohen edhe masat konkrete në favor të lëvizjes së lirë dhe të shpeshtë edhe të qytetarëve të thjeshtë. Pas takimit me Sejdiun, Kreu i Shtetit shqiptar ka zhvilluar një takim dhe me kryeministrin Hashim Thaçi dhe më pas ka mbajtur një fjalë në Parlamentin kosovar.
Marrëveshja
Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës për zonën “Shengen” pritet të nënshkruhet në tremujorin e parë të këtij viti. “Një marrëveshje e ndërtuar me hollësi, do t u japë mundësi qytetarëve që të lëvizin pa pengesë dhe do t u krijojë komoditetin e lehtësive të procedurave administrative”, - u shpreh Topi. Homologu i tij, Sejdiu, theksoi se marrëveshja mund të jetë shembull për Malin e Zi dhe Maqedoninë, madje mund të vihej në jetë edhe ideja e tij e kahershme për ndërtimin e një zone mini-Shengen , në Evropën Juglindore. Për kryeministrin Thaçi, simbolika e integrimit ka një ngjyrim më evropian. “Duhet të investojmë që të ecim përpara dhe duhet të arrijmë standardet evropiane”, - u shpreh Thaçi. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, pas takimit me homologun e tij, Fatmir Sejdiu, Topi tha se politika në Ballkan ka ndryshuar rrënjësisht, pas pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, skenarët për luftë kanë vdekur, ndërsa i cilësoi incidentet e fundit në Mitrovicë si incidente me motive ultranacionaliste. Ai i bëri thirrje Serbisë që në vend të implikimeve negative në destabilizimin e Kosovës, t i respektojë të drejtat e komunitetit shqiptar në Serbi në shkallën që e bën Kosova për minoritetin serb. “Ju siguroj që Shqipëria, nëpërmjet institucioneve të veta, do të jetë pjesë e denoncimit të të gjitha këtyre ndërmarrjeve negative, që kanë një prapavijë të qarqeve ultranacionaliste serbe, duke u thënë që situata të tilla nuk janë më për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, nuk janë më për Kosovën, sepse, sikurse Shqipëria që është projektuar për t u futur në NATO, në Bashkimin Evropian, edhe Kosova është e projektuar drejt ëndrrës euroatlantike. Po aq e interesuar do të jetë Serbia për të qenë pjesë e BE-së, por duke respektuar standardet, në respekt të sigurisë, të stabilitetit, në respekt të minoriteteve”, - u shpreh Topi. Të dy presidentët gjatë takimit kanë folur edhe për autostradën Durrës-Kukës-Prishtinë, duke e cilësuar atë si projektin që po bashkon shqiptarët.
Topi në Kuvend
Presidenti Bamir Topi, në emër të të gjithë shqiptarëve, i përcolli Prishtinës mbështetjen e Shqipërisë dhe inkurajimin në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik si e vetmja rrugë drejt së ardhmes. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës Kreu i Shtetit shqiptar ftoi edhe Serbinë të ishte pjesë e këtij rrugëtimi euroatlantik duke bashkëpunuar dhe respektuar të drejtat e njeriut. “Do të kishim dëshirë që ky integrim të mbështetej edhe nga Serbia, e cila duhet të interesohet për serbët këtu duke bashkëpunuar me instituionet e Kosovës. Respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut është parim universal, ai duhet të jetë i njëjtë dhe i garantuar si në Shqipëri, në Serbi, Kosovë, si në qendër të Shqipërisë, në Mitrovicë dhe në Luginën e Preshevës”, - theksoi më tej presidenti Topi.
Simbolika
Presidenti shqiptar firmos në "New Born"
Firma e presidentit Bamir Topi tani është mes mijëra mbishkrimeve në simbolin e Pavarësisë së Kosovës, Neë Born . Presidenti shqiptar mbajti hapin në memorialin që u vendos në sheshin kryesor të Prishtinës ditën kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, me të zbritur në aeroportin e Prishtinës. “Viti do të më shkojë mbarë, pasi ka filluar me Kosovën. Jam i bindur se shumë shpejt Kosova do të jetë e aftë të administrojë vetë në të gjithë territorin e saj shtetin e së drejtës e të lirisë”, - tha presidenti Topi për mediat.
Topi-Thaçi
“Të rritet bashkëpunimi midis dy vendeve”
Të rritet bashkëpunimi mes qeverive të dy vendeve dhe të përfundojnë projektet madhore në infrastrukturë, energji dhe projekte të ndryshme të rëndësishme. Kështu janë shprehur Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Topi i premtoi kryeministrit Thaçi mbështetje të vazhdueshme për realitetin e ri gjeopolitik për Kosovën e pavarur në rrugën e saj të pakthyeshme drejt njohjes së madhe të ndërkombëtarëve. Ndërsa kryeministri Thaçi vlerësoi kontributin e Presidentit të Shqipërisë, Topi, në rolin e tij për pavarësinë dhe njohjen e mëtejshme të Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009