Rama pas homazheve për 5 Majin: Kjo nuk është Shqipëria që ëndërruam
Në 100-vjetorin e Shqipërisë shtet, as 5 maji i 2012-tës nuk i ka gjetur bashkë politikanët shqiptarë. Me një diferencë kohore të konsiderueshme, mazhoranca dhe opozita kanë shmangur njëra-tjetrën në homazhet në nder të të rënëve të të gjitha kohërave në monumentin Nënë Shqipëri.
Pas Kryeministrit Berisha dhe krerëve të lartë të shtetit, si dhe përfaqësuesve të LSI-së, edhe kreu i PS-së, Edi Rama, i është bashkuar ceremonisë përkujtimore të ditës së dëshmorëve, raporton Ora News.
Nën shoqërinë e bandës muzikore, të pranishmit njëri pas tjetrit kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur para monumentit Nënë Shqipëri.
Në përfundim të homazheve kryesocialist Rama u shpreh për gazetarët se ëndrra e atyre që u flijuan për lirinë e vendit nuk është bërë realitet, duke shtuar se kjo Shqipëri nuk është ajo për të cilën ëndërruam, ne luftojmë për një Shqipëri europiane.