Basha: Ligji "Antimafia", arme e forte kunder kriminalitetit
Tirane-Shqiperia dhe Gjermania kane nje bashkepunim cilesor ne fushen operacionale te goditje se kriminalitetit. Kjo u theksua dje gjate takimit dypalesh, mes ministrit te Brendshem, Lulzim Basha dhe Presidentit te Policise Federale Kriminale te Gjermanise, Jorg Ziercke. Ministri Basha tha gjate takimit, se Shqiperia gjate ketyre 4 viteve te fundit ka goditur mbi 200 grupe kriminale, ka luftuar korrupsionin deri ne nivelet me te larta te administrates, si dhe trafiqet e paligjshme. Basha u shpreh se tani perpjekjet pasohen me nje faze te re te luftes kunder kriminalitetit, qe ka te beje me zbatimin e kuadrit ligjor "Antimafia", nje arme e fuqishme kjo per goditjen e grupeve kriminale dhe sekuestrimin e aseteve te tyre financiare. Basha theksoi nderkohe se ne kuader te permbushjes se kritereve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave, Shqiperia ka arritur standartet e vendeve te zones "Shengen", ne fushen e sigurise se kufijve dhe te sigurise se dokumentave te identitetit. Ai falenderoi mikun gjerman per ndihmen dhe asistencen e vyer te shtetit te tij, per njesite speciale policore, per krijimin e strukturave te hetimit te krimit kibernetik, si dhe per trajnimet e vazhdueshme per punonjesit e policise shqiptare. Se shprejti tha Basha, Shqiperia do te kete se shpejti nje oficer kontakti ne Gjermani. Nga ana e tij, shprehu gatishmerine per te ndihmuar ne permiresimin e kapaciteteve teknike te policise kriminale shqiptare.