Berisha: Fitore si 22 mars 92 Rozeta Rapushi
Ne Diten e Demokracise, kryeministri Sali Berisha, tha se ne 23 qershor Partia Demokratike do te perserise nje 22 mars te dyte, si ne vitin 1992. Duke mbajtur fjalen ne takimin festiv te organizuar nga Partia Demokratike ne sheshin “Nene Tereza”, para qindra e mijera qytetareve nga mbare vendi, kreu i qeverise tha se vite me pare, ne 22 mars 1992 u shemb “muri i Berlinit”, ndersa me 23 qershor populli do te shembe edhe murin e bllokimit. “Ne jemi ndryshimi, sepse ne, me reforma te thella, me sakrifica, me vepra dhe jo me fjale, merituam statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokuan bijte e atyre qe permbysem ne 22 mars, 21 vjet me pare. Le t’u themi atyre se endrra jone evropiane nuk ka dhe nuk mund te kete te ndalur. Ne 23 qershor, me forcen e lirise se votes sone, ne do te shembim murin tuaj te bllokimit, do te bejme gjithcka. Shqiperia drejt Evropes, Shqiperia ne rrugen e integrimit”, - u shpreh kreu i qeverise. Ne mitingun festiv te zhvilluar dje, vec personaliteteve aktuale te Partise Demokratike ishte dhe nje prej themeluesve dhe drejtuesi i saj ne vitet e para te krijimit, Eduard Selami. Kryeministri u ndal ne vlerat qe ka sjelle Partia Demokratike ne vend dhe u shpreh se do te mbetet lokomotiva e fuqishme e integrimit. “Perpara, per nje fitore te shkelqyer me 23 qershor, fitoren e Shqiperise se zhvilluar, fitoren e Shqiperise evropiane. Perpara, per konsolidimin dhe zgjerimin e panderprere te lirive dhe te drejtave njerezore ne shoqerine tone, per zgjedhje te lira dhe dinjitoze, per nje ‘22 mars’ te dyte ne 23 qershor. Ne do fitojme”, - theksoi kreu i qeverise. Berisha tha se sot, pas 21 vjetesh nga 22 marsi i ’92, Shqiperia eshte vite drite larg Shqiperise se 21 viteve me pare, por sot, per cdo qytetar shqiptar, per Shqiperine, fitorja e 23 qershorit eshte vendimtare dhe percaktuese per te ardhmen e saj. Kryeministri theksoi se fitorja e 23 qershorit dhe zgjedhjet e lira jane vendimtare per cdo te re dhe te ri shqiptar qe do te shkollohet dhe te beje te vertete endrren e tij te dijes, si dhe qe kerkon te kete nje vend pune dinjitoz per vete, per familjen dhe per shoqerine. “Shkolla dhe shkollimi i te rinjve, punesimi i tyre me perparesi, jane objektivat tane. Perpara, per te realizuar ambiciet fisnike te te rinjve tane. Sot, zgjedhje te lira dhe fitorja e 23 qershorit jane vendimtare per cdo qytetar te papune qe pret me padurim krijimin e vendeve te reja te punes; pret te shohe realitet premtimet tona, te cilave ai u beson, krijimit te 250 mije vendeve te reja pune ne kater vitet qe vijne. Perpara, per krijimin e 250 mije vendeve te punes, ne mandatin tone te ardhshem”, - shtoi kreu i qeverise. Ai tha se zgjedhje te lira dhe fitorja e PD-se, jane vendimtare per cdo qytetar qe punon sot dhe per cdo pensionist shqiptar, te cilet meritojne rroga dhe pensione me te mira dhe qe besojne tek kjo force politike, sepse dyfishoi rrogat, pensionet e uleta dhe do te ece perpara per rritjen e metejshme, me te madhe te rrogave dhe pensioneve te shqiptareve. “Zgjedhe te lira dhe fitorja e 23 qershorit jane vendimtare per cdo shqiptar qe beson se e ardhmja me e ndritur e tij, e femijeve dhe vendit te tij eshte integrimi i Shqiperise ne Evrope”, - vijoi ai.
Mitingu festiv, Kryeministri fton fansat ne “Facebook”
Ne oret e para te dites se djeshme, tek po beheshin pergatitjet per mitingun festiv te Partise Demokratike ne sheshin “Nene Tereza” me rastin e Dites se Demokracise, kryeministri Sali Berisha, ftoi te gjithe fansat e tij ne “Facebook”, te bashkohen ne kete feste. “Te dashur miq! Sot eshte 22 Marsi, dita qe ne me voten e lire sollem ndryshimin me te madh ne tere historine tone kombetare, ndryshuam epoka, sisteme, dhe kaluam nga diktatura komuniste me c’njerezore, sistemi i shtypjes dhe mbijeteses ne skllaveri shteterore, ne sistemin e vlerave te lirise, demokracise dhe ndertimit te se ardhmes evropiane qe meritojme. Ndaj le te festojme sot te gjithe se bashku ne sheshin “Nene Tereza”, 22 Marsin, diten e pare te demokracise, diten e bardhe qe na frymezon ne per nje fitore te shkelqyer me 23 qershor. Gezuar!”, - u shpreh kryeministri.
22 Marsi, Topalli: Hapim siparin e fitores ne zgjedhje
“Sot, ne hapim siparin e fitores se fuqishme te 23 qershorit”. Keshtu u shpreh dje pak kohe para nisjes se mitingut festiv te organizuar nga Partia Demokratike per 22 marsin, Diten e Demokracise, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne nje koment te bere ne faqen e saj ne rrjetin social “Facebook”, Topalli ftoi te gjithe miqte e saj ne “Facebook”, qe te festojne me PD-ne, duke theksuar se kjo force politike eshte ndryshimi. “Uragani i fuqishem i lirise e shpreses, qe buroi nga shpirti i shqiptareve beri qe ne 22 mars te vitit 92’ me voten te lire, te shembim regjimin me c’njerezor komunist. Sot ne festojme Diten e bukur te Demokracise! Sot ne festojme ecjen perpara. Ne hapim siparin e fitores se fuqishme te 23 Qershorit! Sot, bashke me motrat e vellezerit, miqte e mikeshat ejani te festojme ne sheshin “Nene Tereza” ne oren 12.00! Ne jemi Ndryshimi - Perpara!”, - u shpreh Topalli. Me pas, festa ashtu si edhe ishte lajmeruar u zhvillua ne sheshin “Nene Tereza”, ku qindra e mijera te pranishem, paten mundesine te ndjekin edhe nje koncert festiv me kengetare te njohur shqiptare. Dita e Demokracise, shenoi ardhjen ne pushtet te Partise Demokratike dhe renien e sistemit komunist.