E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Fitorja e Berluskonit, shembull i besimit të qytetarëve tek koalicioni qeverisës

Kryeministri Berisha zhvilloi dje në drekë një bisedë telefonike mjaft të ngrohtë e miqësore me Kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, të cilin e uroi përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet rajonale vendore të zhvilluara në Itali. Kryeministri Berisha i shprehu Kryeministrit Berluskoni bindjen se kjo fitore dëshmon besimin e madh të qytetarëve italianë tek Silvio Berluskoni dhe tek koalicioni qeveritar.
Kryeministri Berluskoni e falënderoi me shumë përzemërsi Kryeministrin Berisha për urimin e tij.
Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Berluskoni ranë dakord gjatë kësaj telefonate që do të shihen së shpejti në një takim të përbashkët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›