Berisha Fletepalosja per vizat cdo familjeje dorazi Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha falenderoi dje gjithe ministrat dhe punonjesit e administrates te cilet mundesuan qe levizja e lire te behet realitet. Por nderkohe u la dhe detyrat perkatese per njohjen e te gjithe shtetasve me procedurat dhe rregullat qe rrjedhin nga ky proces. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise kryeministri me vendimin e 8 nentorit per levizjen e lire krahas festes te gjithe duhet te mobilizohen te shkojne dere me dere qe cdo shqiptar te kuptoje se cfare do te thote dhe te drejtat per levizjen e lire. Ne kemi bere nje pune te shkelqyer per te qartesuar qytetaret shqiptare per te gjithe domethenien te gjithe detyrimet dhe te drejtat e ketij procesi por tani qe jemi drejt finales drejt dites se shumepritur tani ne krahas festes duhet te qendrojme ne cdo dere. Fletepalosja shpjeguese duhet ti shkoje ne dere cdo familjeje shqiptare. Kjo eshte kartolina me e vecante qe shqiptaret kane marre nga Evropa per festat e fundvitit por fletepalosja jone me te gjitha kerkesat dhe me gjithcka qe duhet do te shkoje ne cdo familje shqiptare tha Berisha. Ai shtoi se qeveria do te mobilizoje te gjitha fondet dhe te gjitha mjetet e nevojshme qe kete kartoline tua postoje te gjitha familjeve shqiptare me nje leter shoqeruese ku te qartesohet gjithcka rreth ketij procesi. Berisha tha se kjo eshte detyre e qeverise sepse nuk duhet ne asnje rrethane qe tu krijohet qyteteve dhe vendeve qe shqiptaret do te shkojne si vizitore as edhe problematika me e vogel me ligjet e tyre.
Une kam bindje te thelle se sic jane surprizuar ata qe kane ardhur ne Shqiperi skeptike per rezultatin e reformave ne keto fusha dhe jane kthyer me mendim krejt tjeter po keshtu cdo kush qe mendon se do te kete ndonje problematike do te surprizohet kur te faktoje se shqiptaret do te deshmojne korrektesi ne kete proces u shpreh kryeministri.
Berisha pranoi se qe nga shpallja e ketij premtimi prej tij per levizjen e lire deri te henen ne mengjes te dates 8 nentor ka pasur ne mendje permbushjen e tij. Natyrisht per mua karrieren time politike mos mbajtja e ketij premtimi perbente nje fatalitet politik sepse nuk ishte premtim i vogel. Nuk kishim te benim me premtime te tilla si do te rritet kaq apo aq per qind dhe u rrit pak me shume ose me pak por kishim te benim me nje premtim kapital absolutisht kapital pasi eshte fjala te levizesh pa viza tha Berisha.
Ne emer te qeverise Berisha iu shprehu mirenjohjen me te thelle te gjithe atyre qindra dhe mijera punonjesve te administrates qe me aq perkushtim me aq vendosmeri punuan ne zbatimin e 120 kerkesave te udherrefyesit per heqjen e vizave.