E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Raporti i KE-se dramatik shkaktare qeveria jo bojkoti Qamil Xhani

Per kryetarin e Partise Socialiste mos marrja e statusit te vendit kandidat eshte vetem pergjegjesi e mazhorances aktuale. Ne nje konference per mediat dhene dje kreu i PS-se Edi Rama deklaroi se opozita nuk ka asnje pergjegjesi ne ate qe e cilesoi si dramatike dhe humbje te trenit per ne Bashkimin Evropian. Me tone te ashpra Rama ka permendur te gjitha pikat e raportit qe sipas tij deshmojne per paaftesine e mazhorances. Ka ndodhur dicka qe kurre nuk duhet te ndodhte qe Shqiperia ka humbur nje tren qe kurre nuk duhet ta humbte dhe qe kete tren trenin e integrimit ne BE duke marre statusin e kandidatit e humbasim 20 vjet pasi i kemi krijuar mundesine vetes tha dje Rama. Por krahas analizes dhe akuzave per qeverine Rama prezantoi dhe nje pjese te kunderpergjigjes qe do te jape opozita per kete situate. Ne konferencen e dhene dje para gazetareve lideri i PS-se u shpreh se shume shpejt do te nisin protestat masive. Ne jemi ne pergatitje per te pershkallezuar nje proteste te panjohur me pare dhe te papare me pare ne emer te autonomise vendore dhe ne emer te te gjitha atyre qyteteve dhe komuniteteve qe ne perfaqesojme si shprehje e vullnetit te lire te qytetareve dhe te cileve ju detyrohemi sherbime te cilat Sali Berisha nuk mund tjua kufizoje tha dje Rama. Kreu socialist ka theksuar se refuzimi i statusit te vendit kandidat nuk eshte per qytetaret por per mazhorancen. Perfytyrojeni vetem per nje moment nje vend anetar i NATO-s qe refuzohet nderkohe qe nje shtet shume i ri ne kufi me ne Mali i Zi pranohet. Perfytyroni vetem per nje moment qe Shqiperia ne NATO eshte Shqiperia qe refuzohet si kandidate ne BE tha dje Rama. Ai tha se jo vetem e ndajne te njejten pikepamje me opinion e KE lidhur me mos funksionimin e Parlamentit shqiptar por per me teper jemi jashtezakonisht te shqetesuar qe nga njera ane kemi perpjekjen per ti mbyllur syte perballe kesaj te vertete qe sot eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe nga KE. Kemi shqetesimin e madh se ashtu sic shkruhet bojkoti i opozites e amplifikoi nje krize qe nuk ishte vete bojkoti por qe ekzistonte qe me pare. Parlamenti shqiptar eshte nje institucion qe misheron problematiken e rende te demokracise ne vend pavaresisht bojkotit te opozites. I referohemi ketu nje momenti te tejkaluar tha Rama. Sipas tij Evropa ju hap krahet shqiptareve duke i mirepritur si udhetare pa viza ne gjithe hapesiren e saj dhe i mbyll deren Shqiperise per shkak te qeverise dhe te keqqeverisjes. Te gjitha keto jane probleme te keqqeverisjes. Qeveria dhe Sali Berisha nuk duhet te fshihen pas opozites dhe as ta tregojne opoziten si nje arsye pse Shqiperia keqqeveriset. Nuk eshte opozita dhe nuk ka lidhje opozita me keqqeverisjen. Keqqeverisja eshte pergjegjesi ekskluzive e qeverise. Nuk ben vaki pervecse ne vende ku ka probleme si keto ku shkruhet e zeza mbi te bardhe ne dokumentin qe po diskutojme qe opozita te trajtohet si problemi madhor i vendit tha Rama. Kreu i PS-se ka nuk e ka perjashtuar mundesine e nje mocioni kunder kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli por ka shtuar se problemi me funksionimin e Parlamentit eshte shume me i thelle. Per sa i perket nje hapi te mundshem ne drejtim te kryetares se Kuvendit me nje mocion mosbesimi kjo nuk do te zgjidhte problemin edhe pse asgje e tille nuk perjashtohet-tha Rama. Por duke iu referuar raportit te KE-se per vendimmarrjen ne Kuvend Rama ka shkuar edhe me tej duke kerkuar shperndarjen e tij. Fakti qe KE e nenvizon kete dhe e nenvizon kaq qarte mjafton per te kuptuar sesa thelle ka shkuar e keqja ne rrenjet e ketij Parlamenti qe duhet te shperndahet per ti dhene mundesi shqiptareve ta rikrijojne me vote te lire tha dje kreu i selise roze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›