Bregu Opinioni i KE i jep haken Shqiperise
Qeveria shqiptare thote se raporti i progresit te Komisionit Evropian per Shqiperine i jep hakun reformave te kryera ne vend. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu thote per BBC-ne se fajtor kryesor per kritikat nga BE-ja eshte ngerci politik ne vend. Ajo i beri thirrje opozites te luaje rolin e saj ne permbushjen e te gjitha detyrimeve per te perafruar legjislacionin e vendit me ate te BE-se qe vendi te marre sa me shpejt statusin e kandidatit. Nderkohe qe ka vleresuar te gjitha reformat e ndermarra nga ana e qeverise shqiptare duke u shprehur se ka plotesuar tre kriteret kryesore ate politik te Kopenhagenit ekonomik dhe te standardeve. Por nuk ka munguar te shigjetoje dhe strategjine bllokuese te opozites duke deklaruar se eshte shkaku kryesor i ngercit politik.
Perse Shqiperia nuk e fitoi statusin e vendit kandidat
Duhet te them se pari se kjo situate qe u percoll ne Shqiperi per me shume se nje vit mungesa e dialogut politik dhe menyra me te cilin gjate nje viti ne percollem nje debat se brendshmi per te cilin besoj dhe jam e sigurt se ekzistojne te gjithe instrumentet ligjore per ta zgjidhur pra Shqiperia nuk eshte nje vend pa nje kuader ligjor dhe institucional. Menyra sesi u trajtua ceshtja pas zgjedhore e zgjedhjeve te vitit 2009 dhe se si u percoll tek nderkombetaret duke kerkuar here pas here nderhyrjen zgjidhjen duke sjelle misione nga KE me nderhyrje te komisionerit etj. sigurisht qe do te perconte kete fryme tek strukturat e KE-se.
Pra nuk mund te them sot me gjithe deshiren e mire qe do te kisha se kjo situate politike nuk eshte nje situate e cila na demtonte por nuk ndihmon integrimin e vendit ne BE eshte shkopi nen rrote per nje debat i cili mund te zgjidhej fare mire se brendshmi. Por kemi marre nje opinion i cili po te shqyrtohet ne kujdes me detaje. I gjithe raporti analitik i opinionit i cili eshte pergatitur per Shqiperine ju siguroj sepse kam pasur mundesine ta lexoj eshte nje opinion i cili i jep haken dhe vlereson reformat e marra nga Shqiperia ne zbatimin e te tre kritereve qofte kriterit politik te Kopenhagen atij ekonomik dhe standardeve.
Mesa kuptoj ju mendoni se shkaku kryesor eshte ngerci politik ne Shqiperi
Nuk e mendoj une e ka thene komisioneri dje e kemi degjuar dhe debatuar per muaj te tere me radhe nga te gjithe nderkombetaret dhe jam e ndergjegjshme se kjo pjese dhe konfrontimi i dialogut politik si dhe situata te cilen ne percollem tek nderkombetaret per nje vit nuk kishte si te fshihej dhe as nuk mund te ishte ndryshe.
Nder pikat e dobeta nese mund te vecojme ne raport eshte se administrata publike mbetet e dobet dhe e politizuar apo se sundimi i ligjit ne Shqiperi eshte ende difektoz. Sa ka ndikuar ky lloj vleresimi ne opinion
Ndoshta eshte nje gabim i te gjitheve kemi bere te gjithe gabim here pas here por nuk mundet qe nje raport te shihet me fjali te copetuara. Nese do ti referohemi administrates publike une mund tju citoj nje paragraf tjeter perseri ne hyrje tek qeveria ku thuhet se administrata publike plotesoi ne menyre te kenaqshme te gjitha detyrimet qe rrodhen para saj ne kete periudhe te monitorimit te Shqiperise ne satisfactory manner thuhet cilesisht ne menyre te kenaqshme. Sikurse thuhet se marreveshja e Stabilizim-Asociimit eshte nje marreveshje e cila eshte zbatuar ne menyre te kenaqshme pa probleme.
Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit detyrimet qe rrjedhin nga BE reformat e ndermarra per te cilat ne vleresohemi si per kuadrin ligjor ne luften kunder korrupsionit krimit te organizuar per situaten makro-ekonomike e cila eshte per tu levduar per te drejtat e njeriut per minoritetet ku Shqiperia permendet si nje nga vendet qe nuk ka probleme me minoritetet per ngritjen e strukturave per komisionerin kunder diskriminimit te gjitha keto jane reforma qe perballen nga administrata publike.
Une nuk them as pretendoj dhe as nuk e kam thene ndonjehere se Shqiperia ka administraten me te mire publike ne rajon apo me gjere por nuk mund te mos pranoj dhe mos te them qe nese sot ka nje vleresim pozitiv lidhur me procesin e liberalizimit te vizave i cili ishte nje proces krejtesisht i ethshem me ritme te percaktuara me nje kuader kohor te ngjeshur reformat jane ndermarre jane ushtruar jane percjelle nga kjo administrate. Ne nuk mundemi sot qe te mos falenderojme administraten shqiptare per te gjithe ritmin e punes qe ka perballuar por administrata shqiptare duke qene pjese e nje sistemi dhe nje institucioni mjaft te madh ne Shqiperi ka nevoje per permiresime.
Une ju kujtoj se ligji per ndryshimin e statusit te nepunesit civil eshte nje rekomandim i hershem i komisionit evropian prej 3 vjetesh. Eshte nje ligj i paraqitur me te njejtin afat fatkeqesisht si ligji per Gjykaten Administrative ne Parlamentin shqiptar sa here ka qene per votim ka pasur nje refuzim largim te opozites nga salla. Sot me gjithe respektin tim te madh per opoziten si institucion me gjithe respektin tone qe opozita te ushtroje detyren e saj me vjen keq ta them qe opozita nuk ka dashur te jete nje institucion ne Shqiperi por ka luajtur nje loje e cila rrezikon te jete e rrezikshme dhe djegese per te gjithe shqiptaret.
Mbas opinionit zonja ministre cila do te ishte detyra e pare kryesore per tu realizuar per te arritur ndoshta ne opinionin tjeter statusin e kandidatit. Opozita mban kete qendrim qe po mban a ka hapesire qeveria per te bere ndonje leshim
Une e kuptoj shume mire qe te gjithe ata qe si ju kane jetuar me kete shqetesim prej nje viti mbi situaten politike ne vend jane ndier ligsht sa here qe ne jemi perballur me nderkombetaret dhe na eshte dashur ti sqarojme ngercin apo jo politik ne Shqiperi. Une ju siguroj qe ne qofte se te gjitha partite politike i gjithe spektri politik ne kete rast opozita sepse thirrja ne raport eshte krejtesisht e qarte zgjidhja e ngercit politik vetem thuhet ne opinionin per Shqiperine i cili ka bllokuar dhenien e statusit. Por ne nuk mund te hedhim poshte te gjithe deklaratat qe i kane paraprire ketij raporti ku ne cdo deklarate ne cdo rezolute thuhet se zgjidhja e ngercit politik duhet te jete ne respekt te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit.
Une nuk besoj se ka raport grup qe vjen nga Bashkimi Evropian apo dhe jashte saj apo politikan evropian i cili mund te artikuloje dhe te beje nje zgjidhje tjeter te ngercit politik vecse duke zbatuar Kushtetuten dhe kuadrin ligjor te vendit. Nese ne duam te bejme shpikje si politike ne Shqiperi dhe ti japim kredite me shume zgjidhjes se shtrengimit te duarve dhe zgjidhjes ne tavoline kjo eshte pjese e jotja dhe kjo pjese e imja duke rrenuar kuadrin institucional dhe kushtetues te vendit atehere mund te kenaqim njeri-tjetrin se themi shpetuam nga nje ngerc politik ne nje moment. Mund dhe te themi qe i zgjidhem dhe i dhame drejtim por te jemi te sigurt qe do ta kemi me te rende fleten e gjobes ne cdo vit dhe te ardhme.
Se fundmi zonja ministre komentatore te ndryshem edhe ne Evrope mendojne se pas opinionit te djeshem te Komisionit Evropian per vendet e rajonit tone tregon se integrimi i vendeve si Shqiperia apo Mali i Zi do te marre shume kohe ndoshta 10 vjet. Ju si mendoni
Une jam ministre e Integrimit dhe sigurisht si te gjithe anetaret e ketij kabineti te kesaj qeverie qe kane punuar dhe punojne per ti sjelle reformat e legjislacionit shqiptar ne linje me BE-ne dhe ky nuk eshte nje proces i thjeshte. Eshte e vertete se nuk ka nje oreks per te marre vende te reja ne BE per faktin se BE eshte ballafaquar se fundmi me probleme reale dhe te veshtira per tu zgjidhur te cilat ndoshta jo te gjitha kane ardhur nga anetaresimet e reja por nje pjese e mire kane qene dhe prej tyre.
Une besoj qe e rendesishme eshte dhe i qendroj ketij vendimi qe Shqiperia te pergatitet dhe ne momentin qe ka plotesuar detyrimet e ndien veten te afte dhe per te perballuar detyrimet e unionit sepse deri tani ky proces eshte kuptuar si nje proces i madh perfitimesh. Shqiptaret kane perfituar para dy ditesh kane marre nje perfitim te madh qe eshte levizja e lire sepse eshte punuar per te mberritur deri ketu dhe eshte nje gje qe ju takon ne menyre absolute. Nuk ka lajm apo kunderlajm qe zhben lajmin e mire te gezimit te te gjithe qytetareve shqiptare per liberalizimin e vizave.
Jam e sigurt qe rruga e integrimit do te jete nje rruge me e gjate sesa kjo qe beme per liberalizimin e vizave dhe jam e sigurt se procesi i integrimit eshte nje proces qe kerkon ne menyre te pandare kontributin e opozites si institucion brenda institucionit ku eshte Parlamenti shqiptar. Procesi i liberalizimit te vizave e kishte peshen mbi shpatullat e qeverise reformat gjithashtu. Integrimi ka bazen e tij ne perafrimin e legjislacionit ne plotesimin e kritereve qe afrojne edhe ne detaje vendin me kuadrin evropian. Nese ka pergjegjshmeri politike ky eshte rasti per ti thirrur mendjes e per te treguar se me te vertete politikanet e ulur majtas jane politikane qe nuk udhehiqen nga uni.