PLUS kerkon liberalizim te sherbimit 3G
TIRANE - Kompania e telefonise se levizshme PLUS i kerkon Qeverise Shqiptare te pershpejtoje procesin e liberalizimit te ofruesve te sherbimit 3G ne tregun e telekomunikacionit shqiptar. Drejtori Ekzekutiv i PLUS Communication Sh.A. Moni Buchnik ka reaguar dje ne lidhje me sherbimin 3G ne Shqiperi. PLUS Communication Sh.A. ka ndjekur me vemendje procedurat e tenderit per dhenien e Autorizimit Individual per sherbimin 3G ne Shqiperi - tha z. Buchnik. Si PLUS ne mbeshtesim plotesisht iniciativen e qeverise per fillimin e procesit te ofrimit te sherbimit 3G ne Shqiperi - vijoi z. Buchnik - por sic jemi shprehur edhe me pare ka vetem nje menyre per tu ofruar konsumatoreve shqiptare sherbime dhe cmime te perballueshme dhenia e licencave 3G te gjithe operatoreve te telefonise celulare qe operojne ne treg. Kjo do te perkthehej menjehere ne krijimin e nje tregu konkurrent ne dobi te konsumatoreve si per cilesi sherbimi ashtu edhe per nivel cmimesh.
Gjithashtu z. Buchnik vecoi dhe plotesimin e objektivave te qeverise per nje rritje te aksesit te konsumatoreve ne sherbimet me bande te gjere brenda nje kohe te shkurter. Kurse kerkoi dhe perputhshmeri me standardin Europian per licencimin e shumefishte te operatoreve dhe aksesin ne treg.
Me tej z. Buchnik tha se teknologjia 3G sjell nje ndryshim te madh ne ofrimin e sherbimeve te internetit me bande te gjere dhe favorizon perdorimin e zgjeruar te internetit. Me tej ai vleresoi se liberalizimi i sherbimit 3G do te plotesonte ne menyre me te zgjeruar nevojat ne rritje te konsumatoreve per internet te shpejte do te diversifikonte gamen e produkteve si dhe do te sillte investime me te shumta dhe me te shpejta ne vend.
Per keto arsye PLUS i kerkon qeverise liberalizimin sa me te shpejte dhe me cdo kusht te sherbimit 3G pa barriera hyrese. Ne mendojme se liberalizimi i sherbimit 3G do ti sherbente perhapjes me te shpejte te sherbimit 3G ne mbare vendin do te shmangte situaten monopol duke rritur konkurrencen. Keto elemente do te sillnin sherbime dhe cmime me te mira te shpejta dhe konkurruese per qytetaret.
PLUS duke qene operatori celular me i ri ne treg ka tashme gati rrjetin e mbulimit sistemin e tarifimit si dhe te gjitha platformat te konfiguruara per te ofruar ne te ardhmen sherbimet 3G per klientet e tij - perfundoi z. Buchnik.