Frattini Vizat i merituat tani gati per anetaresim ne BE
Ministri i Jashtem italian Franko Frattini nepermjet nje mesazhi video pershendet liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Si nje nder kontributoret kryesore ne arenen nderkombetare per pershpejtimin e heqjes se regjimit te vizave te Shqiperise me BE permes letrave drejtuar homologeve te tij te BE-se iniciativave dhe samiteve te posacme bashke me homologun slloven shefi i diplomacise italiane Frattini nuk kishte si te qendronte larg gezimit te shqiptareve ne kete feste. Italia gezohet pa mase per kete rezultat te madh qe eshte liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare. Mendoj se Shqiperia e meritonte ky rezultat nuk eshte nje dhurate e Evropes por nje rezultat te cilin autoritetet shqiptare e kane merituar me punen dhe me bashkepunimin me Evropen. Italia qe nga momenti i pare ka qene perkrah Shqiperise per ta inkurajuar e per ta ndihmuar ne kete proces thote ne mesazhin e tij ministri i Jashtem italian Franco Frattini. Kemi ndihmuar miqte tane ne Bruksel per te kuptuar qellimet e mira te Shqiperise edhe ne momentet kur dukej se nuk ishte aq e thjeshte te arrihej ky objektiv. Jam i sigurt se ky rezultat do te afroje akoma me shume Shqiperine me Bashkimin Evropian qe te mos jete fundi i nje rruge por nje etape e ndermjetme. Duam te shohim Shqiperine ti bashkohet sic ka bere mbas anetaresimit ne NATO edhe familjes se madhe te Bashkimit Evropian thote Frattini. Ne te njejten kohe shefi i diplomacise italiane ka deklaruar hapur mbeshtetjen e Shqiperise per anetaresimin e plote ne BE duke marre ne kete menyre dhe per integrimin sic beri per vizat rolin e nje avokati te forte te Shqiperise. Sic dihet ne mbeshtesim anetaresimin ne BE. Natyrisht urojme qe ky liberalizim i udhetimit te qytetareve shqiptareve do tu mundesoje shume te rinjve jo vetem te Tiranes te vijne me ne fund e te na takojne lirisht por edhe per te ndjekur studimet ne Universitetin e Romes te vizitojne Venecian dhe te ndihen akoma me afer Italise mike e cila jo vetem qe eshte nje vend afer por dhe qe nuk e ka kursyer asnjehere mbeshtetjen. Urime te gjithe miqve shqiptare per kete sukses te cilin e keni merituar qeverise shqiptare kryeministrit Berisha dhe te gjithe atyre qe kane dashur te arrijne bashkarish kete rezultat te madh thote ne mesazhin e tij kreu i diplomacise italiane Franko Frattini.