E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Gati te sakrifikojme

Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha u shpreh dje, se qeveria ishte e gatshme qe te bente cdo perpjekje per te shpejtuar liberalizimin e vizave mes Shqiperise dhe vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Gjate takimit, qe Berisha zhvilloi me zevendespresidentin e Komisionit Evropian, Franko Fratini dhe ministrin e Brendshem te Sllovenise, Dragutin Mate, siguroi se qeveria shqiptare do te plotesonte me shpejtesi kerkesat e ardhura nga KE per vizat. Kreu i ekzekutivit shqiptar, Berisha, nuk ngurroi ta konsideronte si nje moment historik nisjen e dialogut me Komisionin Evropian per liberalizimin e vizave. Duke vleresuar besimin e treguar per te nisur dialogun me Shqiperine per vizat, Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e plote per plotesimin e kushteve nga ana e vendit tone.
"Qeveria qe une drejtoj do te beje cdo perpjekje per te merituar kete besim, do te marre e zbatoje cdo vendim, ligj e reforme qe nevojitet, qe ky besim i madh te perdoret ne perputhje me standardet evropiane", siguroi Berisha, gjate fjales se mbajtur perpara medias.
Kreu i qeverise theksoi se i kishte informuar perfaqesuesit e Komisionit Evropian me perpjekjet qe po bente qeveria per kartat e identitetit te qytetareve dhe pasaportat biometrike, qe se shpejti do te mbahen prej tyre. Sipas tij, qeveria po dixhitalizonte teresisht regjistrin e gjendjes civile dhe po vendosnin nje sistem te ri adresash ne te gjithe vendin. Gjithashtu, Berisha siguroi se qeveria eshte e vendosur ne luften e saj kunder trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar ne vend. Ne kete kuader, Kryeministri Berisha informoi diten e djeshme se se shpejti neper doganat shqiptare do te vendoseshin skaner, te cilet do te sherbejne per nje ruajtje me te mire te kufijve ne vend.
"Kemi vendosur kontrollin e integruar te kufijve dhe se shpejti instalojme skanerin e pare ne doganat tona, per ta perhapur me tej ne pikat e tjera kufitare. Ne do te bejme cdo perpjekje per te luftuar trafiqet ilegale. Toleranca zero ndaj krimit te organizuar do te mbetet motoja jone", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Po keshtu, ai e falenderoi Frattinin per ndihmen dhe mbeshtetjen e cmuar te BE-se dhe te vendeve te Bashkimit Evropian, per ndermarrjen e ketij hapi historik per Shqiperine dhe shqiptaret, hap i cili, sipas tij, ploteson nje nga lirite me themelore dhe te rendesishme per njerezit, sic eshte levizja e lire e shtetasve.
"Hapja e ketij dialogu merr nje rendesi edhe me te madhe per shqiptaret, duke qene se ata vijne nga nje izolim nga me te hekurtit ne bote, si dhe per faktin tjeter se jane nje popull me emigracion te madh ne numer dhe pas ketij procesi do te mund te lidhen me me shume dinjitet me njerezit e tyre te dashur", tha Berisha.
Kryeministri Berisha pershendeti edhe Sllovenine qe ka Presidencen e radhes se BE-se, per mbeshtetjen e ketij procesi, si dhe vleresoi perkrahjen dhe vizionin qe Sllovenia ka per zhvillimin e te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor.
Vizita e zevendespresidentit te Komisionit Evropian, Franko Fratini, pritet te angazhoje edhe me shume qeverine shqiptare ne permbushjen e reformave qe kerkon integrimi i vendit dhe tashme edhe procesi i liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Momentalisht ne vend po zbatohet edhe marreveshja e lehtesimit te procedurave per marrjen e nje vize. Kjo marreveshje hyri ne fuqi me 1 janar te ketij viti dhe po gjen zbatimin ne ambasadat dhe konsullatat e vendeve te Bashkimit Evropian ne Shqiperi.
Pritet qe marreveshja e re per liberalizimin e vizave te hyjin ne fuqi me perfundimin e marreveshjes per lehtesimin e tyre. Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, deklaroi dje se do te merrte kontakte personalisht me ambasadat dhe konsullatat ne vend per te arritur keshtu te realizohej sa me mire marreveshja per lehtesimin e regjimit te vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›