E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ftoj zotin Rama që të mos refuzojë paketën e ofertës së mazhorancës Kryeministri Berisha, gjatë një konference për shtyp nga selia e qeverisë

Pas pjesëmarrjes në konferencën ““Sfidat në kapërcimin e steriotipeve gjinore”, Kryeministri Berisha, vlerësoi Samitin e Sarajevës si një eveniment historik për Ballkanin. Në një komunikim për mediat, ai tha se Sarajeva është një mbështetje e fuqishme për aspiratën, për procesin e integrimit të vendeve dhe kombeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, është një rikonfirmim i frymës së samitit të 10 viteve më parë, është dëshmi e vendosmërisë së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të mbështetur fuqishëm vendet tona në procesin e integrimit. I pyetur mbi deklaratat e kryesocialistit i cili e lidh çështjen e vizave me situatën politike, Kryeministri apeloi që opozita të pranojë paketën e zgjidhjes së ofruar nga mazhoranca. “Ajo çka dua të theksoj këtu dhe besoj se përgjigjet janë dhanë të qarta, por e ftoj zotin Rama që me realizëm, me vështrim dhe analizë realiste, në interesin më të mirë të partisë që përfaqëson, të mos refuzojë paketën e ofertës së mazhorancës, e cila udhëhiqet fund e krye nga respekti i palëkundur për opozitën, rolin dhe bashkëpunimin me të”, apeloi Berisha. Në këtë ofertë, sipas tij, cilido që e shqyrton konstaton se kjo mazhorancë nuk ka asnjë detyrim ligjor për asnjërën nga premtimet e kësaj oferte, por kjo mazhorancë e bën atë në respektin më të madh për opozitën dhe interesin më të mirë të shoqërisë dhe të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›