Policët në derën e vilës së Pezës
03/06/2010 Deputeti socialist: Është pronë e imja, e rindërtuar nga e para në vitin 2001
Konfliktet për shtëpinë ku banon Edi Rama. Policia: Nuk ndërhymë
TIRANË- Për një orë në banesën e deputetit socialist Dashamir Peza u mbajt e rrethuar nga 3 furgona policie. Ata u ndodhën në Pezë në mbështetje të Institutit të Monumenteve dhe Kulturës. Në shtëpinë, pak kilometra larg Tiranës banon aktualisht kryetari i PS, Edi Rama.
Pretendimi i Pezës
Para mediave Dashamir Peza u shpreh se “Punonjësi ka ardhur me një vendim qeverie pa asnjë dokumentacion ligjor. Nuk kam marrë asnjë njoftim më parë, ndërkohë që ata nuk pranojnë të japin shkresë ku të më kërkojnë dorëzimin e shtëpisë. Banesa është ndërtuar nga e para në vitin 2001 në tokën, pronë e stërgjyshërve të mi. Toka më është kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe kjo është e dokumentuar dhe hipotekuar. Deri tani jam në pozicionin e vëzhguesit, nuk po ndërhyj. Policia erdhi paraditen e sotme dhe vetëm më një shkresë qeverie dhe më pas kanë ushtruar një presion dhe trysni të paimagjinueshme, por fundja këta policë nuk janë gjë tjetër veçse viktima. Banesa e theksoj nuk është pronë shtetërore, nuk ndodhet në listën e monumenteve të kulturës, u hoq nga lista me urdhër të ministrit të atëhershëm të Kulturës, Bujar Leskaj, e më pas me firmë të ish-drejtorit të monumenteve të kulturës, Apollon Baçe”.
Reagimi i policisë
Policia e Tiranës sqaron se “Bazuar në shkresën Nr. 4470/1, të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, si dhe në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga neni 4 dhe 46 i Ligjit Nr. 9749 “Për Policinë e Shtetit”, strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, kanë mbështetur punonjësit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të cilët po merrnin masa për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 323 datë 12.05.2010, “Për kalimin në përgjegjësi, administrimi i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë, dhe Sporteve të Muzeut të Konferencës së Pezës. S’ka qenë e nevojshme ndërhyrja policore”.
LSI-ja mbështet deputetin
Lëvizja Socialiste për Integrim ka vlerësuar si tepër të gabuar përpjekjen për sekuestrimin e shtëpisë së deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha dje se veprimi i policisë, për të sekuestruar shtëpinë e deputetit Peza, “është një akt abuziv, një butafori e panevojshme, që stonon në tërë atë mori detyrash të rëndësishme që duhet të kryejë policia e shtetit nga njëra anë, por stonon dhe me gjithë trendin e prioritete me të cilat duhet të merret drejtpërdrejt qeveria shqiptare. Nga kjo pikëpamje mendoj se, vendi dhe realiteti politik nuk ka nevojë për të tilla butafori, të cilat nuk sjellin asnjë kontribut dhe asnjë dobi në ndihmë të klimës politike në vend?”.