E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Fushatë elektorale në dietë dhe pa targa zyrtare

TIRANE-Sot në mbledhjen e radhës së qeverisë, Kryeministri Sali Berisha nxorri urdhërin, që ndalon në mënyrë të prerë përdorimin e çdo lloj burimi të administratës shtetërore qendrore dhe lokale, në funksion të fushatës elektorale.
“Fushatë në dietë, mbase ky është dhe interesi i qytetarit. Fushata do të mbahet vetëm me fondet e caktuara për partitë. Pjesëmarrja në fushatë e maxhorancës do të jetë vetëm me fondet e caktuara për partitë për zgjedhjet”.
Berisha theksoi se "parlamenti ka percaktuar fondet per çdo parti. shkalla e mbledhjes se fondeve nga donacionet private eshte e percaktuar ne ligj dhe KQZ-ja eshte autoriteti, qe kontrollon te gjitha shpenzimet ne fushate. Ne duhet te jemi te perkore ne kete fushate".

Më tej kryeministri Berisha tha që në fushatë të mos përdoren automjtet zyrtare.
"I kërkova partisë të marrë me qera veturën time, kjo do të ndodhë me secilin prej jus. Në fushatë nuk do të mund të ketë asnjë targë zyrtare, veç atyre të sigurisë dhe gardës”.

Më tej, kryeministri theksoi se pavarësisht fushatës, qeveria do vijojë punën normalisht dhe reformat do të vijojnë.
"Ne shkojme ne zgjedhjet vendore me nje qasje ndryshe. Cdo fushate eshte nje fillim i ri dhe nje shans i madh per politikanin. punonjësit me status civil te respektojne plotesisht statusin e tyre dhe orarin zyrtar. Qeveria do te vazhdoje funksionimin e saj me mbledhje te rregullta, por tanime te spostuara nga ky orar. Agjencite do te punojne me perkushtimn te madh. Ne nuk mund te nderpresim reformat per nje muaj".

(d.b/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›