E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta Taci Oil nuk rrit cmimet

Prodhimet cilësisore dhe ndershmëria ndaj klientit kanë mbajtur larg vorbullës së rritjes së çmimeve dhe abuzimeve të mundshme kompaninë "Taçi Oil". Lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe atë vendas nuk janë ndier për klientët të cilët përdorin eurodieselin e prodhuar në Shqipëri dhe benzinën.

Vëzhgimet në Tiranë dhe qytete të tjera tregojnë se kriza botërore e çmimeve dhe abuzimet e mundshme në tregtinë me pakicë janë prezente për qytetarët shqiptare, por në pikat e tregtimit të Taçi Oil nuk vihet re një gjë e tillë. Dyshimet për abuzime ndaj klientit vërtetohen kur në tregun e shitjes me pakice ka kompani që ofrojnë çmime të ndryshme për të njejtin produkt.

"Në cdo pikë të Taci Oil cmimet janë të unifikuara dhe nuk ndryshojnë në varësi të qyteteve apo pikave të ndryshme. Ne si kompani kemi një standard unifikimi në të gjithë Shqipërinë, dhe nuk aplikojmë absolutisht cmime të ndryshme në vend, apo qytete të ndryshme. Kompania jonë aplikon një metodë të cilën i trajton klientët njësoj në të gjithë vendin. Cdo pikë e Taci Oil kudo që ndodhet aplikon të njëjtat cmime si në Tiranë ashtu dhe në rrethe", tha Altin Hyka, menaxher shitje, "Taçi Oil".

Veç unifikimit të çmimeve për të gjithë klientët në Shqipëri, vëzhgimet brenda një dite tregojnë se një litër eurodiesel i prodhuar në vend dhe benzina kanë çmime nga 3 apo 4, deri në 15 lekë më të lirë se prodhimet e importit. 

"Ne përpiqemi të jemi në lartësinë e duhur në cmim dhe cilësi. Ne ofrojmë një cilësi shumë të mirë për blu diesel ashtu dhe benzinën. Ruajmë edhe konsumatorin, dhe kredibilitetin dhe emrin e kompanisë sonë", tha Hyka. Kompania Taci Oil International ofron shërbime moderne në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›