E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gati pr/ligji për bonot e thesarit, në treg 300 mln euro bono

TIRANE- Shqipëria do të dalë në tregun financiar ndërkombëtar me bonot e saj të thesarit. Këshilli i Ministrave miratoi sot ligjin për euro-bondet, të cilin Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi si "dëshmi të një zhvillimi shumë të rëndësishëm cilësor të ekonomisë dhe financave të vendit.

Në mbledhjen e radhës të qeverisë kryeminsitri Berisha tha se rreth 300 milionë euro bono të papërdorura në tregun financiar do të aktivizohen.

“Për herë të parë në tregun ndërkombëtar. 300 mln euro bono në tregun financiar. Ekonomia jonë është në gjendje entuziaste, nuk e cënoi cunami financiar” u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërsa konsideroi se ekonomia shqiptare ndodhet në gjendje entuziaste duke dalë sic tha ai, e pacënuar nga cunami financiar, kryeminsitri ironizoi me kërkesat e opozitës, duke thënë se “ekonomia nuk u cënua as nga kutia”

Berisha foli edhe për licensat minerare duke nënvizuar se se është bërë e papranueshme që sot cdo njeri mendon se ka një minierë në pronësi të tij.

“Pasuritë minerare janë pasuri publike, ujrat janë pasuri publike në cdo kohë dhe në cdo vend, ndaj do të qëndrohet me gjithë forcën e ligjit, që të garantohet pushteti i ndaj cdo leje të dhënë” u shpreh kreu i qeverisë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›