E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH, Fullani: Në ’09, u ngadalësua aktiviteti ekonomik

TIRANE-Banka e Shqipërisë (BSH) vlerëson se gjatë vitit 2009 aktiviteti ekonomik në vendin tonë u ngadalësua dhe se ky fakt u vërejt në disa aspekte. Deklarimi u bë i ditur sot nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë gjatë prezantimit që i bëri raportit për politikat monetare dhe gjendjen bankare në vend për vitin 2009.
Sipas Fullanit gjatë vitit 2009 u vunë re një ulje e eksporteve, një ulje e të ardhurave të emograntëve duke cuar kështu në rënien e besimit tek institucionet financiare.
Fullani theksoi se kreditë me probleme në vitin 2009 arritën në masën 10:4% ndërkohë që një vit më parë, pra në vitin 2008 ishin në masën 6.4%. sa I përjket deficitti buxhetor, Fullani nënvizoi se arriti në masën 7%, kurse borxhi public në 59.5% të GDP.
Të gjitha këto të dhëna, sipas Fullanit dëshmuan për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik që vjen përgjithësisht si pasojë e krizës globale.
Në këto kushte Banka e Shqipërisë, tha Fullani kërkon nga qeveria rishikimin e planeve të biznestit gjatë këtij viti si dhe përsëriti kërkesën për uljen e borxhit si dhe kreditimin e ekonomisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›