Cështja Mikel Ajca, shtyhet sërish gjyqi
KORCE- Shtyhet sërish gjyqi për vdekjen e Mikel Ajces. Vendimi është marrë gjatë seancës së sotme ku prokurori i cështjes Hysen Kulla kërkoi pushimin e cështjes për mungesë provash.
Ai kërkoi gjithashtu që dosja ti kalojë nën administrim gjykatës e cila pritet të marrë vendimin nëse do vazhdojnë ose jo hetimet. Të pranishëm në sallë kanë qënë dhe prindërit e adoleshentit të cilët vijojnë të kërkojnë me ngulm zhvarrosjen e trupit të tij, pasi pretendojnë se djali i tyre është vrarë dhe më pas është varur për të mbuluar gjurmët.
Ngjarja ndodhi dy vjet më parë, ndërsa prindërit e Mikel Ajcës fajësojnë drejtorin e shkollës së mesme ai përgjegjës për vdekjen e djalit të tyre. Seanca e radhës do të zhvillohet më 9 prill, gjatë së cilës pritet të merret vendimi për vazhdimin e hetimeve.
(e.n/News24/BalkaWeb)