E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Gati të bashkëpunoj me Ramën

Pyetësori i Bashkimit Europian për Shqipërinë detyron para kohe qeverinë shqiptare t‘i futet punës me kokë. "Qeveria shqiptare është e gatshme të përmbushë çdo kërkesë të BE-së për të qenë sa më parë pjesë e saj", tha Berisha. Kryeministri ka përshëndetur edhe reagimin e kryesocialistit Edi Rama, duke thënë se "gëzohem që sot Rama e përshëndeti vendimin e Bashkimit Europian për aplikimin e Shqipërisë në BE. Ofroj të gjithë gatishmërinë e mbarë qeverisjes për bashkëpunim, por dua të them se nuk mund të ketë dy lexime për gjëra themelore". Bashkimi Europian, tha Kryeministri, është i mirëpritur t‘i sjellë qeverisë shqiptare pyetësorin për procesin e statusit të kandidatit. "Aty gjenden mijëra kërkesa që kërkojnë reforma të thella, ekipe të përgatitura. Por asgjë më fisnike dhe më të dobishme se sa përkushtimi ndaj këtij projekti nuk ka", u shpreh Berisha. Një ditë më parë, Kryeministri ftoi liderin e opozitës që të dilnin së bashku për të përshëndetur vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian për aplikimin e statusit të kandidatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›