Koçi: PSV91 ridimensionim të rolit politik
Në mbledhjen e Kryesisë kombëtare të PSV, Petro Koçi kërkoi ridimensionimin e rolit politik të partisë. "Në kushtet e një sistemi politik sulltanat, kriza politike do të vijë në rritje", tha ai. Lufta mes dy monopoleve të krijuara konsensualisht do vazhdojë të dërrmojë demokracinë, vijoi Koçi, dhe do thellojë varfërinë ekonomike të masave të gjera qytetare.
"Kriza nuk zgjidhet me rrëzimin e një sulltani për ta zëvendësuar me një tjetër, por me rrëzimin e sistemit të monopoleve në të dyja kahet politike. Pushteti i qytetarit mbi politikën është katandisur në duartrokitje të njërit sulltan apo tjetrit", u shpreh Koçi. Në këto kushte, vlerëson ai, partitë dhe faktorët politikë, ndryshe nga sulltanati, duhet të bashkëpunojnë për ndërtimin e një alternative, e cila faktorizohet në vijimësi për të orientuar ndryshimin e sistemit nga demokraci kryeministrore në demokraci parlamentare.