Berisha: Gati te takohem qe neser me Edi Ramen

Intervista/Kryeministri, qe nga Brukseli ne nje interviste per gazetarin Blendi Fevziu, ne Opinion ne Tv Klan, ka folur per integrimin ne BE, vizat, marredheniet me opoziten, me kryetarin socialist Rama, aleatin e tij Meta, sheshin “Skenderbej” dhe zgjedhjet vendore
Kryeministri, qe nga Brukseli ne nje interviste per gazetarin Blendi Fevziu, ne Opinion ne Tv Klan, ka folur per integrimin ne BE, vizat, marredheniet me opoziten, me kryetarin socialist Rama, aleatin e tij Meta, sheshin “Skenderbej” dhe zgjedhjet vendore. Ai ka deklaruar se eshte i gatshem te takohet me kryesocialistin Rama dhe se me te ka bere reformat me te rendesishme. Nderkohe qe ka folur dhe per ndertimin e infrastruktures si dhe te progresin e Shqiperise ne tere keto vite te qeverisjes se mazhorances se djathte.
Shqiperia beri nje hap perpara ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian dje, por ku ne gjithsesi jemi te fundit...
Se pari dua te bej nje pershendetje te perzemert per cdo shqiptar nga Brukseli. Shqiperia dorezoi pergjigjet e 2284 pyetjeve, te permbledhura ne 3854 faqe, qe perben librin me te madh te shkruar ndonjehere mbi te vertetat shqiptare, ne tere historine e kombit. Libri, i cili paraqet 18 vite perpjekje, sakrifica dhe reforma te Shqiperise, ne projektin e saj te integrimit ne Bashkimin Evropian. Nga Brukseli pershendes cdo shqiptar
Mund tu thoni ju shqiptareve se cfare eshte ekzaktesisht ky pyetesor?
Pergjigjja e pyetesorit eshte nje paraqitje qe autoritetet shqiptare, qeveria dhe te gjitha institucionet shteterore u kane bere 2284 pyetjeve, qindra dhe mijera nenpyetjeve te Komisionit Evropian, me te cilat behet nje transparence e plote e te gjitha zhvillimeve dhe reformave qe kane per baze funksionimin e demokracise. Mbi bazen e ketyre pergjigjeve, Komisioni Evropian do te beje vleresimin. Komisioni Evropian eshte partneri yne me i shkelqyer. Ne vitin 1991 Shqiperia do te perfundonte ne zi buke, pa ndihmen e dhene. KE i ka dhene Shqiperise miliarda euro te tjera, per realizimin e qindra projekteve te tjera. Gjithnje ka pasur nje dialog te hapur dhe transparent per cdo gje me KE-ne. Ne marredheniet tona ka nje transparence te plote. Dera e Komisionit ka qene dhe mbetet e hapur. Problemi pse Shqiperia i paraqiti dy dite me pare pergjigjet per pyetesorin e KE-se dhe jo kohe me pare, nuk ka lidhje me nje qendrim te ngurte te komisionit.
Ka lidhje me ne?
Teresisht me ne. Ne 1996, Komisioni Evropian, ne librin e bardhe per Ballkanin Perendimor e shkeputi Shqiperine nga vendet e tjera dhe i hapi negociatat per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit. Shembja e skemave piramidale nga qeveria ime, u shfrytezua ne menyren me negative nga klane kriminale dhe opozita e angazhuar me to dhe permbysen me dhune pushtetin. KE ne vitin 1996, i ofroi Shqiperise hapje te negociatave, por ndodhi kriza e vitit 1997. Por nuk mund te ishte ajo nje moment denues per Shqiperine. Momenti me denues ka qene mos berja e zgjedhjeve te lira.
Si shpjegohet qe Shqiperia nuk ka bere dot zgjedhje te lira, sipas standardeve te kerkuara?
Ne kemi bere zgjedhjet me te mira ndonjehere ne 28 Qershor 2009. Vertete opozita kundershton, por Keshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian, me 16 nentor te vitit te kaluar, pikerisht prej zgjedhjeve, mori vendimin me te rendesishem, hapi negociatat per statusin e vendit kandidat te Shqiperise, ne Bashkimin Evropian.
PS deklaroi dje se Fule gjate takimit qe pati me ju, inkurajoi transparencen e zgjedhjeve, madje ka qene shume entuziast per kete?
Zgjedhjet qe beme ne, hapen dyert ne BE. Ato bene te mundur qe ne 16 nentor, te jepet pyetesori per statusin e vendit kandidatit, per vendin tone. Keto zgjedhje bene qe ne 14 prill, Shqiperia te dorezoje pyetesorin. Pra keto zgjedhjet ishin me te mirat e zhvilluara ndonjehere. Une e garantova Komisionerin Fule per transparence, sepse Shqiperia eshte nje vend i lire, me institucione demokratike dhe ne jemi te hapur, por me kushtin e vetem qe te ndjekjen e procedurave ligjore dhe kushtetuese. Ndarja e pushteteve eshte e pacenueshme. Nuk mund te preken kurre politikisht vendimet e gjykatave.
A ka pasur presion nga nderkombetaret jashte kamerave ne takimet qe keni zhvilluar, per te zgjidhur krizen politike?
Absolutisht ka pasur vetem kete ceshtje. Mospranimi nga ana e opozites te rezultatit te zgjedhjeve, eshte nje shemtim politik per vendin. Por une i garantoj PS-se, qe jam i gatshem te marr cdo vendim qe mund te merret per te, me kushtin qe te respektohet Kushtetuta. I jap te drejten te hartoje cdo amendament qe ajo do per zgjedhjet e ardhshme dhe une ta votoj. Sigurisht ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Delegjitimini ne mendjen e nje njeriu qe ka humbur zgjedhjet, eshte gje tjeter. Edi Rama duhet te marre te gjitha pergjegjesite, per te ecur para ne procesin e integrimin te vendit.
Megjithate opozita e pershendeti dorezimin e pyetesorit ne Komisionin Evropian...
E vleresoj kete dhe e ftoj ate qe te marre pjese ne procesin e integrimit. Ajo mund te jape kontribut, duke deshmuar se per hir te integrimit te vendit, jo te Sali Berishes, eshte e gatshme te votoje reformat. Dyert e Bashkimit Evropian jane te hapura.
A nuk ju vjen keq, zoti Kryeminister, qe prej 20 vitesh ne ende justifikohemi per zgjedhjet? E kam fjalen ketu per fjalimin tuaj, ne konferencen e Parlamentit Evropian?
Nuk ndihem aspak keq. Kjo eshte Shqiperia. Kukan e qartesoi problemin dy dite me pare. Nuk mund te akuzosh nje person per ate qe nuk eshte. Une do bej perpjekjet me te medha per opoziten, qe te vije ne Parlament.
Ne kohen kur ju jeni ne Bruksel per dorezimin e pyetesorit, opozita po proteston ne dyert e Parlamentit per perjashtimin e Taulant Balles nga Kuvendi?
Shpifja dhe sharja jane dy ceshtje te denueshme. Besoj se Parlamenti shqiptar ka arkivin me te hidhur ne kete rast, duhet te mos kete ne fjalor sharje dhe fyerje. Parlamenti te funksionoje me argumente.
Ne maj te vitit 1992, ju mberritet si President ne Bruksel, a mendonit se rruga e Shqiperise drejt integrimit do te ishte kaq e gjate?
Kjo ngjarje me ka ardhur me shume se kurre ne mend keto dite. Kujtesa e atyre diteve me gjen mua sot, me te vendosur se kurre ne idealin evropian. E rendesishme eshte kjo dite. E kam ndjere veten me te perkushtuar se kurre, per integrimin ne BE.
Por Shqiperia sot eshte ende pas disa vendeve te Ballkanit Perendimor, ne procesin e integrimit?
Kjo eshte sepse ne ja mbyllem dyert vetes, me zgjedhjet dhe ngritem mure korrupsioni. Por ne keto 4 vite, Shqiperia ka ecur shume para ne kete proces. Kur une shpjegoj se si Shqiperia e nisi me 204 dollare, per fryme rrugen e integrimit. Ne vitin 1992 te ardhurat vjetore te Presidentit ne ate periudhe ishin 160 USD ne vit. Imagjino qytetari. Qytetari merrte nga 4-7 USD ne muaj. Vendet e tjera nuk ishin ne kete gjendje. Ne nisem me nje start mjerimi te plote. Por progresi i Shqiperise u vleresua, ndaj me 1996, u hapen dyert per Shqiperine. Une ne opozite, kam qendruar per te mbrojtur parimet e zgjedhjeve te lira dhe nuk kam bllokuar asnjehere votimet. Ne politike, politikanet mund te jene te te gjitha llojeve, por nje gje duhet t’i bashkoje ata, njohja e rezultatit te zgjedhjeve.
Keni thene dikur, se bojkoti i juaj kur keni qene ne opozite nuk ishte zgjedhja me e mire?
Sigurisht qe nuk ishte me e mira.
Ju shihni ndonje pergjegjesi ne kete vonese te integrimit?
Sigurisht qe une e njoh pergjegjesine time. Rastisi qe une te jem Kryeminister ne nje kohe kur piramidat vershuan mbi bote.
Po ju mund te nderhynit ne 1996, mund t’i parandalonit?
Ne menyre absolute, ne nuk e dinim se cfare ishin piramidat. Pergjegjesia eshte qe toleruam skemat piramidale.
Komisioneri Stefan Fule ne takimin me ju tha se ky eshte vetem fillimi, pergjegjesia per Shqiperine vjen pas ketij momenti? Menduat se mund te motivonte dike tjeter jo ju ky moment?
Nuk ka gje me terheqese per mua se sa fillimi i ri. Nuk ka avantazh me te madh. Nuk lodhem aspak, une riperterihem. Une fillimin e ri e kam si rilindje.
Keni menduar ndonjehere te terhiqeni nga politika zoti Berisha?
Qe ne momentin e pare qe te vendosin shqiptaret, une me mirekuptimin me te plote do te respektoj vendimin e tyre. Verdikti i shqiptareve eshte i padiskutueshem per mua.
A jeni i sigurt se pergjigjet e pyetesorit te dorezuara nga Shqiperia, jane cilesore?
Jam i sigurt se ne beme perpjekjen me te madhe dhe se Komisioni Evropian eshte i hapur. Ne frymen dhe ne metoden e punes se Komisionit, thjeshtohet shume problemi, sepse KE te gjitha ceshtjet qe mund te mos kene qartesine e duhur, i rikthen dhe e paraqet prape. Ato riformulohen dhe sqarohen.
Vizat eshte ceshtja me e prekshme ne Shqiperi. Keni premtuar se brenda vitit te pare te mandatit tuaj te dyte, do te hiqen. Kur do te merret vendimi?
Nuk kam pretenduar kurre se do hiqen vizat, gjate mandatit te pare. Kam thene dhe ne ate kohe, se ne duhet te bejme zgjedhjet. E verteta qe dokumentet biometrike ne ishim prapa. Udherrefyesi qe na dha Komisioni Evropian u be promotor i nje transformimi te shkelqyer, per kontrollin e kufijve. Vendi yne beri hapa shume cilesore. Per vizat do te merret vendimi gjate ketyre dy-tre muajve qe vijne. Vendimi i ekzekutivit te Bashkimit Evropian pra, do te merret gjate ketyre 2-3 muajve qe vijne. Vendimi i Parlamentit eshte ceshtje tjeter, ai ka afatin e tij.
Cili eshte afati i fundit per levizjen e lire te shqiptareve me vendet e Bashkimit Evropian?
Ky vit eshte vendimtar per Shqiperine. Brenda 1 janarit 2011 shqiptaret do te levizin pa viza. Jam i bindur dhe ky eshte besimi im. Vendimi nga ekzekutivi do te merret gjate ketyre 2-3 muajve, por Parlamenti me pas ka kohen e tij.
Po statusin e vendit kandidat per ne BE, kur do ta marre Shqiperia?
Ky eshte nje proces shume me kompleks. Nese ne kriterin e udherrefyesit per vizat kerkesat jane ne 4 grupe kryesore, ne statusin e kandidatit, jane te pakten 40 grupe kerkesash. Qe nisin qe nga kriteret politike, deri tek sistemet etnike, politikat sociale etj.
Ka administrata shqiptare fuqi t’i pergjigjet ketij stadi kerkesash?
Ka plotesisht. Administrata shqiptare eshte autore e ketyre reformave. Ku te kete nevoje, administrata shqiptare do te marre eksperte. Nje seri vendesh na kane premtuar ndihmen e tyre, ne kete aspekt.
Kur Shqiperia mund te marre statusin e vendit kandidat?
E kam te pamundur te percaktoje nje date. Nje gje eshte e sigurt, gjate tere ketyre 4-5 viteve, gjithcka ka ecur me ritmet normale, qe nga firmosja e MSA-se, anetaresimi ne NATO, vendimi i BE-se per pranimin e kerkeses se Shqiperise per statusin e kandidatit, etj. Ka nje ecuri, qe eshte nga me normalet dhe pozitivet. Une nuk besoj qe opozita te beje kale beteje te saj pengesen e Shqiperise ne BE. Qeveria eshte e vendosur te beje cdo perpjekje per te.
Jeni i gatshem te uleni me Ramen qe neser per te diskutuar?
Qe neser.
Pse se keni ftuar atehere?
Qe neser, jam i gatshem te ulem te bisedoj me te ne cdo moment. Me Ramen, kam bere reformat me te thella me te medha se bashku. Une qendroj i hapur serish.
Pse i takuat arkitektet e studios, per punimet ne sheshin “Skenderbej”?
Kerkuan takim ata dhe une i prita me kenaqesi. Une nuk e kontestoj sheshin, por dua qe te behet nje proces te hapur dhe me pergjegjesi per trafikun. Pata nje takim te shkelqyer. Arkitektet e rinj, me thane se sheshi nuk ndertohet, pa nje bashkepunim te shkelqyer mes qeverise dhe pushtetit vendor. I ofrova bashkepunimin me te madh per unazen e madhe. Por nuk eshte perpunuar akoma ideja mes bashkepunimit qeveri-bashki dhe qytetareve. Ne jemi te hapur.
Po asnje prej jush se merr nismen?
Ne ose ai do duhet ta marrim nismen, se nje duhet ta marre. Rama ta kete nje gje parasysh bashke me mua, per hir te qytetareve te Tiranes, raportet tona, duhet te dalin ne raport te dyte. Qe neser jam i gatshem te bashkepunoj me Ramen, si per sheshin “Skenderbej” ashtu edhe per unazen e Tiranes. Te zgjidhim ceshtjen e trafikut, te bejme nje debat me te gjere.
A jeni i gatshem te shtoni fondin e Bashkine e Tiranes per sheshin “Skenderbej” nese duhen?
Menjehere. Per Tiranen i gjejme leket.
Jeni i gatshem te uleni me Edi Ramen si kryeminister me kreun e bashkise per Tiranen?
Pa diskutim. Nuk duhet ta leme Tiranen ashtu. Hajde ta marrim ne menyren me serioze. Ta bejme si ta doje unazen e vogel.
E keni problemin me projektin e sheshit “Skenderbej”, me ceshtjet administrative apo..?
Une nuk jam urbanist, kam mendimet e mia si qytetar. Te degjojme ekspertet dhe t’i marrim gjerat me pergjegjesi te plote.
Ministri Sokol Olldashi tha pak dite me pare, se qeveria do te bllokoje punen ne shesh?
Kryeministri tha se do te ishte gjera e fundit qe do te donte te bente. Por duhet te jemi gati te bashkepunojme. Emri im i dyte eshte bashkepunimi.
Opozita do nise protesta te medha pas 30 prill. A ju tremb ky pa stabilitet politik?
Jo opozita ka punen e saj. Stabiliteti politik eshte i rendesishem dhe kryesor. Opozita ka te drejten e saj te protestoje ne nje vend te lire. Qeveria ime ka te drejten e saj te siguroje protesta te lira. Mua protestat nuk me trembin, me terheqin.
Po si nuk ju tremb, kur ju ne 1 maj, do festoni si per inat te protestave te opozites?
Jo. Por kur e majta nuk e ben, e bejme ne. Po ta shpallte Rama 1 majin dite feste, nuk do e beje une. Ne thjesht do te bejme koncert per qytetaret, nje koncert festiv. Duhet ta bente e majta, por ajo e ka qefin te kutia. Une merrem me pune, me akte madhore.
Me kete kutine, e majta duket sikur nuk po ju le te qeverisni?
Absolutisht jo. Qeveria ka punuar me eficencen me te madhe. Vendimet e qeverise tregojne se ne kemi punen me intensive ne keto muaj. Angazhimi i pergjigjes se pyetesorit, eshte me i madhi i shtetit shqiptar, ne marredheniet nderkombetare.
Ambasadori Bosh tha dje se ne Parlament nuk po votohen ligje, per te cilat kerkohet nje shumice e cilesuar votash. Pra duket sikur Parlamenti nuk po e kryen si duhet funksionin?
Nuk mund ta thuash kete, sepse ky Parlament ka kryer me shume pune se kurre. Per sa i perket ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar te votave, ka te tille qe edhe kur ka qene opozita ne Parlament, nuk jane votuar per me shume se dy vjet. Ka nje ngerc nuk them qe nuk ka, por shpresoj qe opozita te reflektoje.
Keni frike se opozita do bojkotoje zgjedhjet per pushtetin lokal, te vitit 2011-te?
Nuk gjej une se cfare qendrimi do mbaje opozita. Eshte ne detyrimin tim te bej cdo perpjekje, qe vendi te kete zgjedhje normale.
Refuzimi i opozites e pengon integrimin e vendit?
E shemton standardin shqiptar, por nga ana tjeter edhe qe te merret persiper te shperblehet bojkoti nuk eshte shume e thjeshte. Kam pasur takime shume te mira dhe te hapura me nderkombetaret dhe kam garantuar vendosmerine qe brenda kuadrit kushtetues te behet cdo transparence. Bashkebiseduesit e mi, ne asnje rrethane, nuk me keshillojne te shkel tagrin kushtetues.
Nese opozita nuk hyn ne zgjedhje ne vitin 2011, a rrezikoheni?
Opozita mirepritet, por jeta nuk ndalon as per PD-ne dhe as per PS-se ne Shqiperi. Jeta vazhdon.
A mendoni se Shqiperia eshte gati per ne Bashkimin Evropian?
Shqiperia ka pune per te bere per te qene pjese e BE-se. Kerkesat jane per mua libri i perditshem mbi te cilin punoj. Kam paraqitur nje seri reformash qe duhen bere. Transformime te thella qe Shqiperia te jete evropiane. Nga situata ekonomike ia kemi kaluar, Rumanise dhe Bullgarise.
Kur mund te anetaresohemi ne BE sipas jush?
Eksperienca me meson te mos bej profetin. Ajo qe me ben optimist eshte se gjerat qe pres ndodhin me pare. Si NATO per shembull.
Mendoni se Shqiperia do te hyje ne BE, sepse e meriton apo qe te mos lihet jashte nga blloku te vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor?
Motoja ime eshte proces i merituar. Ne duhet t’i ndryshojme gjerat qe shqiptaret te gezojne nje teresi standardesh te qytetareve evropiane. Jam i bindur qe nuk do te shoh se qytetaret te paguhen sa qytetaret britanike. Por ama ne duhet te bejme gjithcka qe te paguhen sa vendet e tjera.
A mendoni se ka vende qe e kontestojne liberalizimin e vizave te Shqiperise, me Bashkimin Evropian?
Deri me sot, asnje vend nuk ka vendosur veton per vendimet e medha qe jane dhene per Shqiperine. Cdo vend anetar, e ka pasur mundesine nese kishte ndonje kritike, te mos ratifikonte MSA-ne. Ne takimet e shumta qe kam bere me kreret e vendeve anetare te BE, kam kerkuar te vleresohemi objektivisht.
Nje pjese e madhe e publikut eshte perqendruar tek infrastruktura rrugore. Ne rrugen Fier-Vlore nuk e keni perfunduar premtimin, nje numer shume i madh qe do te zbresin nga Kosova nuk do te mund te shkojne dot ne bregdetin e Jugut...
Qe te gjithe do te zbresin ne bregdetin e jugut, me shume dhe me mire se cdo vit. Segmenti Levan-Vlore ka pasur nje vonim realisht problematik per shkak te kompanise qe mori persiper ndertimin. Kjo kompani nuk iu pergjigj kontrates qe kishte me Qeverine shqiptare, por financues ishin institucionet nderkombetare. Prishja e kontrates kur financuesit jane nderkombetare, nuk eshte ne duar te qeverise. Kompania ka sjelle per shkak te deshtimit, ka sjell degen e saj ne Greqi, e cila eshte ne gjendje te fuqishme, kjo pati disa probleme me nenkontraktonin. Ne do te presim 2-3 jave dhe do marrim vendimin tone. Ministria Puneve Publike eshte angazhuar te permiresoje thelbesisht segmentin e rruges.
Ju kishit marre persiper qe te gjitha rruget ne bregdet do te shtrohen perpara veres?
Po ato po shtrohen, nuk kam faj une qe mediat merren ne kutite dhe nuk shohin.
Nderkohe rruga Durres-Kukes akoma nuk eshte hapur...?!
Per 3-4 jave do te jete plotesisht i kalueshem. Do te hapet.
Ka nje date?
Nga mesi i majit do te hapet. Tuneli qe u shemb, ishte tuneli qe s’ishte hapur. Fillimisht do te hapet ai qe u shemb, pastaj do te behen perforcimet ne tunelin tjeter. Te gjithe sensoret qe masin tensionin tregojne nje eficence te plote te nderhyrjeve.
Sa kushton Boshti i Jugut?
Boshti i Jugut ne teresi, se eshte edhe Elbasani, mund te shkoje me pak se 1 miliarde euro.
Keni akuza se nuk keni para te paguani rroga dhe do te harxhoni kaq shume per rruge?
Situata e depozitave bankare jane 718 miliarde leke. Krediti total eshte 450 miliarde. Bankat kane dyfishin e depozitave ne raport me kreditin. Kursimet jane rritur 13.7%. Ti mund te kesh inat me Sali Berishen, por nuk mund te kesh inat me shqiptaret. Vetem ne muajin mars jane disbursuar 100 milione dollare. Pagesat behen mbi bazen e situacione, kompanite do te marrin dhe marrin cdo qindarke.
Nderkohe rruga e Arbrit ka mbetur pergjysme...
Doli nje problem, projektuesi do te dorezonte ne fund te shkurtit projektin. Kompania u shpreh ne menyre kategorike se tuneli nuk mund te ndertohet ne kuoten 820 meta, sasira kolosale uji etj,.
Rruga Plepa-Rrogozhine ka filluar dhe nuk po mbaron...
Eshte me probleme per shkak te ngushtices. Nje mendim qe nuk mund te ndertohet ajo rruge, madje u be projekti qe te kalonte rruga mbrapa Shkembit te Kavajes. Ndersa nje tjeter kompani tha se projekti ndertohej aty, dhe u be. Pati shpronesime dhe gjera te tjera.
Do te jete e gatshme rruga per sezonin e veres?
Patjeter.
Eshte e gatshme Shqiperia per sezonin turistik?
Sigurisht qe po.
Keni pasur nje kontakt me Presidentin per emrat e Gjykates se Larte?
Asnje kontakt. Presidenti Topi vendosi nje praktike te re ne emerimin e gjykatesve, emerimi pa konsultim paraprak me kreret e grupeve parlamentare. Fillimisht kjo u duk si nje arbitraritet i panevojshem, me pas Presidenti perpunoi nje praktike te mbledhjes se kandidaturave, krijoi nje komision per kandidaturat. Ndersa Parlamenti krijoi mekanizimin e vet per te analizuar. Instalimi i kesaj procedure, zhvillimi i saj i mevonshem, gje qe e konsideroj pozitiv.
Vazhdojne raportet e tensionuara me Presidentin?
Jane raporte normale, nuk krijoj raporte te tensionuara.
Pse zoti Meta nuk ishte ne delegacion ne Bruksel?
Ne protokoll nuk ndodh qe te jete Kryeministri dhe zevendeskryeministri, ky eshte standardi. Eshte Ministria e Integrimit ajo qe ka qene menaxhere e te gjithe procesit te trajtimit te pyetjeve.
Duhet te ishte ajo prezente?
Normale, se ajo ka qene menaxhere.
Marredheniet e tua me zotin Meta jane normale?
Me zotin Meta dhe me te gjithe koalicionin.
Si e konsideroni skandalin e ushtrise greke?
Mendoj se ai ishte nje akt shume i shemtuar, i nje njesie ushtarake te nje vendi te NATO-s qe te demonstronte nje gje te tille, nje vendi fqinj. Reagimi ishte i menjehershem, qe do te thote se qendrimi i nje ushtaraku, kompanie, nuk kishte te bente me vullnetin e Qeverise greke. Nuk mendoj se kjo do te lere gjurme ne marredheniet midis vendeve. Qeveria greke duhet te analizoje kete rast, te analizoje arkivin e njesive te saj dhe ajo duhet te pastrohet nga reminishenca te cilat i perkasin kohes se Luftes te Ftohte, sikurse edhe nje rishikim teresor per Shqiperine, per tekstet.
Qeveria e Kosoves do te vazhdoje korridorin e kombit, si e konsideroni?
Ka qene nje nga lajmet me te gezuara. Une jam i vetedijshem se sa i veshtire per Qeverine e Kosoves eshte ai vendim. Por, nga ana tjeter eshte nje vizion, nga i cili, Kosova dhe qytetaret e Kosoves do te perfitojne me shume se cdo tjeter. Jam gezuar shume qe ata moren kete vendim. Per buxhetin dhe financat e Kosoves, ai vendim kerkon guxim te madh. Duhet te guxosh qe te realizosh gjera te medha, se ndryshe si realizon kurre. Une do te shoh dhe do te marr fizibilitetin per hekurudhen Shqiperi-Kosove. Porti i Durresit do te behet. Shqiperia ka nje potencial real, Shqiperia duhet te dale detyrimisht drejt Evropes Qendrore. Rruga me e mire eshte drejt Kosoves.
Ka nje shqetesim per OSSH, ne lidhje me fatura abuzive?
Dy gjera. E verteta eshte qe kjo ka ndodhur. Kompania ka njohur demin qe ka bere, ka marre persiper zhdemtimin, ka sjelle grupe nga Cekia, po ndiqet e tera kjo. E dyta, dy jave me pare ne mbledhje te Qeverise ne kemi lene 20 milione dollare per te rimbursuar shtresat e varfra, per rritjen e cmimit te energjise.
A do te jete zoti Basha kandidat per Bashkine e Tiranes?
Nuk jam ketu per te lene pa gjume kundershtarin. Derisa te vije fushata zgjedhore asnje njeri nuk do te dije gje.
Jeni te sigurt qe do te fitoni?
Shqiptaret do te vendosin.
Cili do te jete premtimi i ardhshem elektoral?
Une premtimet i mas, nese ka dicka, une premtimin e kam. Premtimet i mas dhe i mbaj.
Jeni duke e menduar?
Po.
Zoti Rama thote se sa here qe ju premtoni, genjeni...
Kjo gje ka lene zotin Rama... !!!!