Hetimori nis pyetjet e deshmitareve, PS e dergon ne Kushtetuese
01/02/2011 Grupi parlamentar kundërshton komision hetimor për ngjarjet e 21 janarit
PS kërkesë në Kushtetuese
Tahiri: Të shpallet antikushtetues komisioni i ngritur nga Saliu
Oli Xhilaga
Ligjvënësit socialistë e cilësojnë antikushtetues komisionin hetimor parlamentar të ngritur nga shumica parlamentare me qëllim hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. Ndërkohë që për të institucionalizuar një qëndrim të tillë grupi parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar dje me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetues të këtij komisioni. Një fakt i tillë u bë i ditur dje gjatë një konference për shtyp nga deputeti i PS-së Sajmir Tahiri.
Vendimi
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi dje ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për rrëzimin e komisionit hetimor parlamentar të ngritur nga Partia Demokratike. Një komision i tillë u ngrit me nismë të shumicës parlamentare për të hetuar ngjarjet e ndodhura në demonstratën e 21 janarit të organizuar nga kampi i majtë. Ndërkohë grupi kuvendor socialist u mblodh dje dhe vendosi ndërmarrjen e një nisme të tillë. “Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste sapo firmosën kërkesën për shpalljen antikushtetues të komisionit hetimor të ngritur nga Saliu për të penguar drejtësinë të bëjë drejtësi, duke dhunuar Presidentin e Republikës, prokuroren e përgjithshme, drejtorin e Shërbimit Informativ dhe vetë opozitën”, - u shpreh deputeti socialist Tahiri.
Qëndrimi
Njëkohësisht, nisur nga puna mbi të cilën i ka përqendruar hetimet komisioni hetimor i Kuvendit, Tahiri bëri me dije se socialistët jo vetëm që e kundërshtojnë të, por ky kamp do të vijojë të kërkojë vendosjen e rendit ligjor në vend. “Ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër pa u dorëzuar 6 komandantët e Gradës dhe pa rikthyer Policinë e Shtetit në kornizën e ligjit. Popullit shqiptar i ka lindur e drejta të mbrojë Kushtetutën dhe veten nga një grusht shteti brenda shtetit, të cilit ne do ti kundërvëmë të gjithë fuqinë e rezistencës sonë paqësore”, - vlerësoi Tahiri.
Më 4 shkurt socialistët sërish në protestë kundër Berishës
Strategjia, marshime në rrugët e katër qyteteve
Opozita dhe mbështetësit e saj do të jenë këtë të premte në protestë. Por kësaj radhe manifestimi i kampit opozitar nuk do të jetë i organizuar vetëm në kryeqytet, por në katër qendra të vendit në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Në këtë mënyrë, Partia Socialiste ka vendosur që të ndryshojë mënyrën e saj të të protestuarit. Do të jenë pikërisht qyteti i Lezhës, i Korçës, i Tiranës dhe ai i Vlorës ku mbështetësit e së majtës do të protestojnë kundër qeverisë “Berisha”. Ndërkohë, për të sqaruar dhe për të dhënë porositë për një ditë të tillë, kreu i PS-së, Edi Rama, zhvilloi gjatë pasdites së djeshme takime të veçanta me deputetë të kësaj partie sipas qarqeve përkatëse. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se në këtë takim deputetët janë njohur me mënyrën se si do të organizohen këto protesta. E veçanta në këto organizime do të jetë se protestuesit nuk do të qëndrojnë në një shesh, por do të marshojnë duke përshkruar rrugët kryesore të qyteteve ku do të manifestohet, kjo pasi synohet që në qytetet që është vendosur organizimi i protestave të udhëtojnë dhe qytetarë nga rrethe të ndryshe në afërsi me to. Nga ana e tij, kreu i PS-së në një dalje për shtyp pasditen e djeshme konfirmoi vazhdimësinë e protestave dhe demonstratave opozitare kundër qeverisë. Ndalur në kërkesën e komisionit hetimor parlamentar për tabulatet e gazetarëve, Rama vlerësoi se “Berisha është duke sulmuar pushtetin e katërt, duke u munduar të pushtojë çdo pushtet në Shqipëri”. Gjithashtu në fjalën e tij Rama akuzoi se ky është grushti i vërtetë i shtetit, që sipas tij udhëhiqet nga Berisha. Për këtë arsye kryetari i PS-së bëri me dije se “protestat do të vazhdojnë në Tiranë, Korçë, Fier, Lezhë e Vlorë që prej datës 4 janar”, se “opozita do të jetë në protestë bashkë me popullin”.
Strategjia e PS-së
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të bojkotojë punimet në komisionet e Kuvendit.
Ligjvënësit socialistë do të jenë pjesë e seancave parlamentare, duke synuar që të kthejnë në betejë kundër vrasësve çdo seancë që do të zhvillohet në këtë institucion.
PS-ja do të thërrasë mbështetësit e saj në demonstratë të premten. Tubime do të ketë në gjithë vendin, Veriu në Lezhë, Shqipëria e Mesme në Tiranë, Juglindja në Korçë, Jugu në Vlorë.
PS-ja po përgatit dosjet përkatëse të vrasësve të 21 janarit dhe dhunuesve të protestuesve në rajonet e policisë.
Presidenti i Republikës kërkon dënimin e shkelësve të ligjit
Topi: Më 21 janar u shkel ligji, u dhunuan institucionet
“Transparenca e shpejtë kërkon një bashkëpunim reciprok”
Kreu i shtetit, Bamir Topi, në një deklaratë për mediet, të bërë publike paraditen e djeshme, duke iu referuar dhunës së ushtruar ndaj institucioneve, mbrojtësve të tyre, por dhe ndaj dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, ku humbën jetën 3 persona dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë, theksoi se më 21 janar u shkel rëndë ligji. “21 janari nuk duhej të ndodhte. Më 21 janar nuk duhej të derdhej gjak, të kishte viktima, të plagosur e të dhunuar. Më 21 janar nuk duhej të kishte lot të nënave, grave e fëmijëve. Nuk duhej të kishte dhunim të institucioneve, nuk duhej të shkelej ligji. Më 21 janar ligji u shkel rëndë. Në një vend demokratik shkelja e ligjit ndëshkohet bashkë me shkelësit. Kërkesa për ta zbardhur ngjarjen është përparësi e shtetit, drejtësisë, SHISH-it etj”, - deklaroi dje Presidenti Topi. Në mesazhin e djeshëm kreu i shtetit theksoi gjithashtu se është i nevojshëm dialogu politik për të bërë të mundur realizimin e ëndrrave evropiane, që u cenuan nga precedenti i 21 janarit. “Transparenca e shpejtë kërkon një bashkëpunim reciprok të qartësuar në Kushtetutë. Një vend quhet demokratik sepse në praktikë, të sanksionuar me ligj, institucionet janë të pavarura në punën e tyre për të garantuar rendin për qytetarët. Një shtet ligjor mbetet i tillë kur transparenca dhe bashkëpunimi i hallkave nuk cenohet. Por kjo ngjarje ka nevojë për një analizë dhe transparencë politike. Ajo do të na ndihmojë të kthjellojmë mendjen dhe të nxjerrim Shqipërinë nga ky rreth vicioz ku ndodhet”, - u shpreh dje Topi. Për kreun e shtetit, që demokracia të funksionojë, nevojitet ndarja dhe respektimi i pushteteve dhe institucioneve si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë mes tyre pa asnjë lloj presioni. “Bëj thirrje për gjetjen e kompromisit politik për të nxjerrë vendin nga kjo krizë. Koha nuk pret”, - tha Presidenti Topi.
Mesazhi për politikën
“Që në fillim të kësaj legjislature Kuvendi i Shqipërisë ka funksionuar në të shumtën e rasteve gjysmë plot apo gjysmë bosh, duke cenuar mekanizmin e funksionimit pluralist të një tribune ku sytë, mendjet dhe interesat e qytetarëve presin të gjejnë zgjidhje për hallet dhe problemet e tyre. Ka po aq kohë që debati parlamentar pluralist është spostuar në rrugë, në tribuna, në foltore partish, në studio televizive, gazeta të varura apo të pavarura, duke harruar detyrimin politik dhe përgjegjësinë qytetare se partiakët apo politikanët bëhen deputetë apo ligjvënës nëpërmjet zgjedhjeve për tu shërbyer atyre në procesin e ligjbërjes sa më të mirë për shoqërinë dhe jo për tu ofruar atyre arena betejash dhe skena politike të padenja dhe të pavlera për një vend dhe shoqëri të civilizuar”, - deklaroi dje Presidenti Bamir Topi.