E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Gërdeci do të zbardhet deri në qelizë

Kryeministri Sali Berisha u shpreh ditën e djeshme optimist se hetimet mbi tragjedinë e Gërdecit do të shkojnë deri në fund. Numri një i ekzekutivit e dha këtë deklaratë gjatë një vizite ditën e djeshme në qytetin e Vorës, ku u takua me banorët e zonës si dhe përuroi disa vepra publike. Ai tha përpara qindra banorëve të Vorës se hetimet për ngjarjen e Gërdecit janë një detyrim moral. Në deklaratën e tij, përpara banorëve të prekur të tragjedisë, Berisha tha se “ne patëm një tragjedi të tmerrshme në 15 mars. Një tragjedi, e cila duhet të hetohet në çdo qelizë të saj dhe unë kam besim të plotë se kjo do të ndodhë, se hetimi është një detyrim madhor moral ndaj shpirtrave të atyre që nuk janë më, familjarëve të tyre dhe të gjithë komunitetit”. Por, ai nuk ka hezituar që të prekë dhe anën tjetër të medaljes, atë të përballimit të kësaj situate nga qeveria. Berisha shtoi: “Ju jeni dëshmitarë të veprimit më energjik të parë ndonjëherë në Shqipëri, në radhë të parë nga autoritetet vendore, së pari nga kryetari i bashkisë, i cili e përballoi me ndershmëri, dashuri, dhembshuri dhe fuqi menaxhuese të admirueshme dhe u shndërrua këtu në një shtyllë kryesore tuajën dhe të qeverisë në zgjidhjen e problemeve”. Gjatë vizitës në Vorë, Kryeministri Berisha përuroi përfundimin e rrugës hyrëse që lidh autostradën me këtë qytet, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 37 milionë lekë.

Vizita

Kryeministri Berisha premtoi se qeveria ka paguar, por edhe do të paguajë të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga tragjedia e ndodhur disa muaj më parë. Ai premtoi se financimet nuk do të mungojnë në këtë zonë. “Sot, zona po rindërtohet dhe ne nuk do të ndërpresim mbështetjen e fuqishme, derisa të vendoset dhe tulla e fundit, derisa të rindërtohet rruga dhe rrugica e fundit në këtë zonë”, - tha Berisha. Duke iu drejtuar kryebashkiakut të Vorës ai shtoi: “Ju siguroj ju zoti kryetar i bashkisë dhe qytetarët e Vorës, të Marqinetit dhe të të gjithë kësaj rrethine se qeveria do të vazhdojë përkujdesjen e saj, do të vazhdojë financimet, do të zbatojë projektet, të cilat do ta bëjnë këtë zonë dhe fshatrat e saj shumë më të urbanizuara, më të sistemuara dhe më të bukura nga pikëpamja e ndërtimeve, si asnjëherë më parë”. Më tej ne deklaratën e tij kreu i qeverisë premtoi se kjo zonë është në vëmendjen e veçantë të qeverisë, si dhe premtoi se zona do të rehabilitohet e plotë. “Në tërësi është bërë zgjidhja, kompensimi më i gjerë i mundshëm, por duke thënë këtë, jam i bindur se ka edhe zemërthyer nga gabimet që mund të jenë bërë. Jam i bindur se ka probleme, të cilat duhet të trajtohen një e nga një. Ndaj dhe i garantoj të gjithë banorët e Bashkisë Vorë se në asnjë moment nuk do të jeni jashtë fokusit të qeverisë. Qeveria do të finalizojë të gjithë projektin e rehabilitimit dhe rindërtimit të plotë të kësaj zone dhe më pas të inkurajimit të madh të biznesit në të”, - tha Kryeministri, i cili në fund të fjalës së tij shtoi se “do të vij sërish këtu për të inauguruar ujësjellësin, qendrën, rrugët e Marqinetit, të Gërdecit dhe të gjithë infrastrukturën e kësaj zone”. Më pas, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit si, Fatos Beja dhe Sokol Olldashi, dhe kryetari i bashkisë Vorë, Berisha ka ecur në rrugën kryesore të qytetit ku ka folur drejtpërdrejt me banorët.

Investimet

Gjatë vizitës në Vorë, Kryeministri Berisha përuroi përfundimin e rrugës hyrëse që lidh autostradën me këtë qytet, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 37 milionë lekë.

“Qeveria do të finalizojë të gjithë projektin e rehabilitimit dhe rindërtimit të plotë të kësaj zone dhe më pas të inkurajimit të madh të biznesit në të”, - tha Kryeministri, i cili në fund të fjalës së tij shtoi se “do të vij sërish këtu për të inauguruar ujësjellësin, qendrën, rrugët e Marqinetit, të Gërdecit dhe të gjithë infrastrukturën e kësaj zone”.

Dëmet

Kryeministri Berisha premtoi se qeveria ka paguar, por edhe do të paguajë të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga tragjedia e ndodhur disa muaj më parë. Ai premtoi se financimet nuk do të mungojnë në këtë zonë. “Sot, zona po rindërtohet dhe ne nuk do të ndërpresim mbështetjen e fuqishme, derisa të vendoset dhe tulla e fundit, derisa të rindërtohet rruga dhe rrugica e fundit në këtë zonë”.

Berisha: Çdo shkollë, me bibliotekë dhe laborator informatike.

Gjatë vizitës së djeshme në Vorë, Kryeministri Sali Berisha përuroi shkollën e re nëntëvjeçare, si dhe premtoi se çdo shkollë në Shqipëri do të ketë bibliotekë dhe laborator informatike. “Ne do të shtrijmë në të gjitha shkollat e vendit bibliotekën, së bashku me atë virtuale dhe laboratorët e informatikës. Shkollat tona duhet të kenë librat më të mirë të letërsisë shqipe, të shkrimtarëve dhe poetëve tanë më të mirë, sikundër edhe emra të njohur të letërsisë botërore. Një tjetër angazhim është plotësimi i shkollave me laboratorë të informatikës”, - tha Berisha. Në bashkëbisedim me mësuesit, Kryeministri u shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të rinj, duke i siguruar për kujdesin e vazhdueshëm të qeverisë ndaj tyre. “Ne u përqendruam së pari tek mësuesit. Realisht, nuk ka qeveri që të ketë ndërmarrë dyfishimin e rrogave të mësuesit. Kjo është bërë me bindjen më të thellë se ju e meritoni plotësisht, pasi prindërit ia besojnë fëmijën vetes dhe ju”, - tha Berisha.

Qeveria shqiptare përshëndet pasaportat e reja të Kosovës

Në një deklaratë të posaçme për shtyp, zëdhënësja e Kryeministrit Sali Berisha, Juela Meçani, tha se qeveria shqiptare përshëndet pasaportat e reja të Kosovës si një hap i rëndësishëm në konsolidimin e shtetit më të ri të botës. Meçani shtoi se pasaportat e reja do të rrisin sigurinë në Republikën e Kosovës. “Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare përshëndesin lëshimin e pasaportave nga qeveria e Republikës së Kosovës, si një hap tjetër të rëndësishëm të ndërmarrë nga institucionet e Kosovës në mbështetje të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës dhe forcimin e pavarësisë së tij. Pasaportat e reja të lëshuara nga qeveria e Republikës së Kosovës janë dokumente që rrisin shkallën e sigurisë në Republikën e Kosovës, si dhe një ndihmë dhe mbështetje e rëndësishme për rritjen e sigurisë në mbarë rajonin e Ballkanit”, - tha Meçani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›