Berisha, Ramës: Ku i ke çuar paratë e qeverisë?
Debati mbi investimet në Tiranë, puna e qeverisë dhe e baskisë, solli dje replika të reja mes Kryeministrit Berisha dhe kryetarit të bashkisë Edi Rama. Të dy, duke përuruar shkolla të ndryshme, replikuan mbi investimet në kryeqytet.
Gjatë një vizitë në Vorë, duke përuruar një shkollë, Kryeministri Berisha shprehu keqardhjen se në Tiranë nuk është ndërtuar asnjë shkollë e mesme. Madje ai mori për shembull një shkollë në kryeqytet, “Misto Mame” së cilës çdo tre vjet i është prerë shiriti i përurimit. Më tej, ai i kërkoi llogari kryebashkiakut për shkollat që duhej të ndërtonte me kredinë që i është dhënë nga qeveria. “Tirana ka nevojë jo për deklarata në letër, jo për statistika të paqenë, por për shkolla dhe qeveria i ka dhënë Tiranës 2 miliardë lekë për 18 shkolla”, - tha Berisha. Ai i kërkoi llogari kreut të bashkisë për këto para duke theksuar se “zoti Rama duhet t’u thotë qytetarëve se ku janë shkollat me kredinë e qeverisë”. Ndërkohë, Kryeministri sqaroi se “ne nuk po kërkojmë llogari për fondet e bashkisë, se atë duhet ta bëjë Këshilli Bashkiak, por kjo është kredi e qeverisë. Por kësaj nuk i jepet përgjigje duke dalë e deklaruar se ka ndërtuar 23 shkolla të reja, se qytetarët e Tiranës janë banorë që e njohin në çdo pëllëmbë Tiranën dhe ç’është e vërteta, bukëvalet që kryetari nxjerr çdo ditë në treg, nuk i hanë”, - u shpreh Kryeministri. Por pak minuta më vonë, kryetari i bashkisë i është përgjigjur Kryeministrit duke deklaruar se shkollat që janë ndërtuar në Tiranë janë me lekët e bashkisë dhe jo të qeverisë. “Unë jam shumë krenar që po u vë në dispozicion fëmijëve dhe të rinjve e të rejave të Tiranës, shkolla të këtyre standardeve nga qendra në periferi, shkolla të cilat janë 23 vetëm në këtë periudhë dhe janë financuar pa asnjë qindarkë nga qeveria, edhe pse na ka rënë për hise një Kryeministër i cili nuk e përballon dot kontrastin e dhimbshëm mes modelit tonë të suksesit dhe dështimeve të tij dhe të qeverisë së tij. E kështu gënjen dhe vetëm gënjen, por nëse hunda e tij do zgjatej pas çdo gënjeshtre, vetëm me gënjeshtrat për shkollat e Tiranës, sot hunda do t’i kishte prekur malin e Dajtit”, - deklaroi Rama.
Ftesa
Njëkohësisht, Kryeministri Berisha i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut për ftesën që i bëri ditë më parë për të qenë i pranishëm në përurimet që janë punë e Bashkisë së Tiranës. Ai ka shprehur dëshirën që të ketë sa më shumë punë e sa më shumë përurime sepse kjo është në të mirë të qytetarëve.
“Beteja politike është betejë politike, përurimet janë ato që ndryshojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Por, t’u deklarosh banorëve se do të shtrosh 62 rrugë, me 1.8 milion dollarë, duhet të kesh matematikën e zotit Rama që të bësh një deklaratë të tillë. Megjithatë, edhe një herë, e përgëzoj dhe uroj që të ketë sa më shumë inaugurime dhe për këtë qëllim i kemi dhënë dhe po i japim Tiranës 240 milionë dollarë”, - tha Berisha. Por më tej me insistimin e mediave për të marrë një përgjigje konkrete, Kryeministri shtoi: “Mund të shkoj në Sharrë, se është investim me fondet e qeverisë. Të vijë edhe zoti Rama në Sharrë që është me fondet e qeverisë, më pas shkoj unë diku, që është me fondet e bashkisë”.
Prej pak ditësh mes Kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës ka pasur replika lidhur me punën që është bërë në kryeqytet. Sipas Kryeministrit, puna po ecën ngadalë, ndërsa qeveria ka dhënë fonde prej miliona dollarësh që të investohen në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Berisha
T’u deklarosh banorëve se do të shtrosh 62 rrugë, me 1.8 milion dollarë, duhet të kesh matematikën e zotit Rama që të bësh një deklaratë të tillë. Megjithatë, edhe një herë, e përgëzoj dhe uroj që të ketë sa më shumë inaugurime dhe për këtë qëllim i kemi dhënë dhe po i japim Tiranës 240 milionë dollarë
Rama
Po u vë në dispozicion fëmijëve dhe të rinjve e të rejave të Tiranës, shkolla të këtyre standardeve nga qendra në periferi, shkolla të cilat janë 23 vetëm në këtë periudhë dhe janë financuar pa asnjë qindarkë nga qeveria, edhe pse na ka rënë për hise një Kryeministër i cili nuk e përballon dot kontrastin e dhimbshëm mes modelit tonë të suksesit dhe dështimeve të tij dhe të qeverisë së tij