Meta: Rama nuk do të jetë asnjëherë lider i opozitës
Edi Rama e ka humbur mundësinë që të jetë kreu i koalicionit opozitar. Ky është mesazhi i dhënë dje nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Pas deklarimit në gazetën “Standard” se nëse Edi Rama nuk i jep fund bashkëpunimit me kreun e mazhorancës, atëherë LSI-ja kushton bashkimin duke i kërkuar Partisë Socialiste të distancohet nga kryetari aktual dhe të zgjedhë një të ri. Meta shkon edhe më tej duke deklaruar se Rama e pati mundësinë që të ishte lidershipi i një koalicioni të madh opozitar, mundësi që sipas tij e humbi që në momentin që filloi bashkëpunimin me mazhorancën. “Nuk e kemi përjashtuar asnjëherë reflektimin e PS-së dhe bashkimin e saj me këtë koalicion, pasi duket qartë se PS-ja humbi mundësinë për të pasur lidershipin e një koalicioni të gjerë opozitar, sepse e kishte këtë mundësi dhe jo vetëm që braktisi dhe e shkeli marrëveshjen e koalicionit, por praktikisht shërbeu si nënkontraktor i Sali Berishës në disa nga operacionet më antidemokratike që ndodhën në vend, ku kulmi ka qenë ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës në 21 prill”, - deklaroi kreu i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë për TVSH-në.
Përveçse konsideron se koalicioni që u drejtua nga Edi Rama nuk i përmbushi synimet e veta, kreu i LSI-së gjeti rastin të lançojë koalicionin që drejtohet prej tij. Ai tha se ky koalicion ka prirjen të bashkëpunojë me të gjitha forcat dhe faktorët politikë apo shoqërorë dhe grupet e shoqërisë civile. “Në këtë drejtim ky koalicion i ri që ne do ta afirmojmë së afërmi, pa dyshim do të synojë për të qenë koalicioni fitues i zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në vend, dhe kjo është e vetmja rrugë dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin vërtet nga një kastë e cila nuk ka asnjë ndjenjë jo përgjegjësie, por as keqardhje për këtë gjendje dramatike ku është zhytur shumica e popullsisë”, - shtoi më tej Meta.
Duke analizuar marrëdhëniet mes partive të majta, Meta deklaroi se beson se bashkëpunimi brenda opozitës është jo vetëm i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm për të ndaluar mazhorancën qeverisëse. “Pa dyshim mendoj se të gjitha premisat për një bashkëpunim varen kryekëput nga distancimi i këtyre lidhjeve aspak transparente dhe principiale midis Ramës dhe Berishës, dhe rikthimin e PS-së në pozicionin e një opozite parimore, e cila është e ndërgjegjshme që vetëm duke bashkëpunuar me forcat e opozitës mund të imponojë një bashkëpunim të dobishëm edhe me mazhorancën për sa i takon garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 2009-ën”, - nënvizoi kreu i LSI-së. Në këtë mënyrë, kreu i LSI-së shton dozat e sulmeve në adresë të kreut të PS-së duke e sfiduar hapur me synimet për të qenë ai kryetari i koalicionit opozitar, ndërsa është në pritje që Rama të shkëpusë bashkëpunimin me Berishën.