E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gërdeci s’ishte bazë ushtarake, vendimi i çmontimit u firmos nga ministri i Mbrojtjes

Kryeministri Berisha është politikani i parë shqiptar i ftuar në studion e BBC World Service, në emisionin “Hard Talk” (Bisedë e vështirë), emisioni më i shikuar dhe prestigjioz i BBC në botë. Në këtë emision për 25 minuta, kryeministri Berisha iu përgjigj pyetjes së gazetares së njohur të BBC-së Sara Montague për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, për zhvillimet në rajon, aksidentin e Gërdecit dhe projektin e Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në NATO dhe BE.
Po japim të plotë, pjesën e intervistër, kur kryeministri i Shqipërisë flet për pasojat e tragjedisë së Gërdecit, dhe përgjegjësitë politike që rrjedhin prej saj

...Sarah Montague: Shumë njerëz mund të mendojnë se ju kishit një fillim të mirë, bëtë ndryshime, por ajo që duket se ka lëkundur besimin e shumë njerëzve është ajo që ndodhi në Gërdec. Ndoshta gjëja më e mirë është t`ju pyes ju. A mund të na thoni se çfarë ndodhi?
Kryeministri Berisha: Aty ndodhi një shpërthim i tmerrshëm. Por, dua të qartësoj se ajo nuk ishte një bazë ushtarake, por një pikë demontimi e municioneve nga një kompani private.
Sarah Montague: E cila ishte vendosur në një depo ushtarake. Duhet të shpjegojmë se shpërthimi zgjati 14 orë ...
Kryeministri Berisha: Njëzet e katër persona vdiqën dhe 300 të tjerë u plagosën nga ky shpërthim, por ajo nuk ishte një bazë ushtarake. Ishte një pikë demontimi i municioneve nga një kompani private për të cilën ka nisur një hetim i plotë. Por ç`ndodhi më vonë? Ne u bëmë dëshmitarë të operacionit më të suksesshëm dhe më energjik të shpëtimit. Ushtria, policia dhe qytetarët tanë shpëtuan shumë jetë në një situatë shumë të rrezikshme. Reagimi ishte i mënjehërshëm, në nivelin e duhur dhe reduktoi në maksimum dëmet e shpërthimit.
Sarah Montague: Por, ajo që ndodhi pas këtij shpërthimi ishte se njerëzit u tronditën kur panë se atje punonin edhe gra dhe fëmijë…
Kryeministri Berisha: Perfundimisht, ka patur nje papërgjegjshmëri njerëzore atje. Kjo eshte e sigurtë.
Sarah Montague: Ishte qeveria që vendosi vendin për demontimin e municioneve. A ishte ky një gabim?
Kryeministri Berisha: Sigurisht që ishte një gabim i madh. Por, ajo nuk ishte nje bazë ushtarake.
Sara Montague: Me falni, por qeveria vendosi te kishte kete pike cmontimi te municioneve ne nje depo ushtarake gjashte milje larg Tiranes. A ishte ky nje vendim i qeverisë?
Kryeministri Berisha : Ky ishte nje vendim i ministrisë.
Sarah Montague: Ishte nje vendim i ministrisë dhe ishte i gabuar?
Kryeministri Berisha: Sipas mendimit tim, ishte nje gabim i pastër.
Sarah Montague: A kishit informacion se çfarë po ndodhte atje?
Kryeministri Berisha: Absolutisht jo.
Sarah Montague: Pra ju nuk kishit dijeni?
Kryeministri Berisha: Jo aspak.
Sarah Montague: Përse?
Kryeministri Berisha: Sepse në legjislacionin shqiptar Kryeministri nuk ka asnjë lidhje me dislokimin e ushtrise, asgje. Zinxhiri i komandave eshte ndryshe.
Sarah Montague: Zoti Kryeministër Berisha, kunati juaj ishte mbikqyrës i kësaj pike dhe...
Kryeministri Berisha: Unë se kam takuar kurrë kunatin tim, por ai nuk ishte mbikqyrës i kësaj pike. Ai ishte një punëtor, i cili ishte kthyer nga emigracioni në Britaninë e Madhe, gjeti një punë atje dhe vdiq atje gjatë shpërthimit.
Sarah Montague: Pra ju nuk kishit dijeni se gra dhe fëmijë punonin në këtë pikë?
Kryeministri Berisha: Absolutisht jo.
Sarah Montague: Pas asaj që ndodhi atje opozita po kërkon dorëheqjen tuaj, sepse ka supozime se qeveria ka qenë në dijeni për këtë pikë? A mund të na garantoni se nuk ka pasur shitje ilegale te municione që duhet tw ishin cmontuar?
Kryeministri Berisha: Së pari unë nuk kam asnjë dijeni për këtë. Së dyti ka nisur një hetim shumë intensiv në të gjitha aspektet. Së treti nëse ishte një gabim njerëzor apo cili ishte shkaku i shpërthimit duhet të hetohet. Kjo është gjithçka ajo që mund t`ju them.
Sarah Montague: Po Ministri i Mbrojtjes a ishte në dijeni?
Kryeministri Berisha: Ministri i Mbrojtjes ishte në dijeni sepse ai ka firmosur urdhërin, por ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte në të vërtetë atje.
Sarah Montague: Ai dha dorëheqjen?
Kryeministri Berisha: Po, ai dha dorëheqjen dhe ky ishte një vendim politik.
Sarah Montague: Por ka njerëz që kërkojnë edhe dorëheqjen tuaj?
Kryeministri Berisha: Njerëz?
Sarah Montague: Opozita.
Kryeministri Berisha: Opozita kërkon çdo tre muaj që unë të jap dorëheqjen. Kjo është e drejta e saj. Opozita ka të gjitha instrumentet. E kam ftuar atë të paraqesë mocion mosbesimi në parlament.
Sarah Montague: Çfarë garancish mund t`u jepni shqiptarëve se do tw kete hetim totalisht te hapur dhe publik për atë që ndodhi atje?
Kryeministri Berisha: Absolutisht. Do të ketë një hetim të plotë dhe të hapur. Skuadra e prokurorëve po asistohet nga 6 grupe ekspertësh AFA-s, të cilët kanë hetuar edhe për sulmet e 11 shtatorit.
Sarah Montague: Ka pasur një investigim të New York Times për kompaninë amerikane AEY, e cila ka furnizuar me armë Afganistanin. Supozimi është se kjo kompani ka nënshkruar kontrata me disa vende ish-komuniste përfshirë edhe Shqipërinë.
Kryeministri Berisha: Po. Kompania amerikane ka pasur end-user-in nga Pentagoni. Kompania amerikane ka kontraktuar nje kompani qipriote. Po bëhet një hetim i plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu edhe në Shqipëri. E vërteta për municionet e vjetra është se askush nuk mund ta fshehë moshën e tyre, pasi një gjë e tillë është e pamundur.
Sarah Montague: A do ta përshkruanit veten si një të mbijetuar në politikë?
Kryeministri Berisha: Unë e përshkruaj veten si nje njeri me misione, e fillova dhe po vazhdoj. Unë jam shumë i lumtur që e shoh vendin si anëtar të NATO-s. Unë jam lideri i parë i opozitës në një vend ish-komunist që kam kërkuar anëtarësimin e vendit në NATO.
Sarah Montague: Disa thonë se ju jeni i vetmi politikan i mbijetuar nga periudha komuniste?
Kryeministri Berisha: Unë nuk kam qenë politikan në kohën e regjimit komunist. Kam qenë një studiues shkencor dhe kardiolog shumë i apasionuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›