E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Grup reformash për Kodin Zgjedhor

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, vlerësoi dje se një rëndësi shumë të madhe ka reforma kushtetuese dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Sipas tij, kjo reformë vendosi në një bazë ligjore të re procesin themelor të demokracisë, që janë zgjedhjet e lira, me të cilën ne ndahemi nga Dushku, fenomen damkosës për procesin zgjedhor në Shqipëri. Krahas kësaj, tha dje Berisha, Kushtetuta pësoi një seri ndryshimesh të tjera pozitive, të cilat shmangin krizat e panevojshme në vend dhe thellojnë karakterin parlamentar të Republikës së Shqipërisë. “Këto reforma shumë të rëndësishme po shoqërohen dhe nga një grup tjetër reformash teknike, të cilat bëjnë të mundur një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, siç është regjistri dixhital i gjendjes civile, proces që po ecën me shpejtësi dhe siguri të plotë”, - tha z. Berisha. Duke u ndalur te reforma e sistemit gjyqësor, Kryeministri Berisha u shpreh se "një seri ligjesh janë gati dhe opozita ka shprehur vullnetin për t'i shqyrtuar ato".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›