Mediu në Kuvend: Gërdecin e zgjodhën ushtarakët
Ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputeti republikan, Fatmir Mediu, foli ditën e djeshme përpara dhjetëra deputetëve në Kuvend nga ku përjashtoi veten e tij nga përgjegjësia e tragjedisë së Gërdecit. Ai u shpreh në fjalën e tij se e vërteta qëndron në faktin se ai ka nënshkruar çdo dokument me rekomandimin e ushtarakëve dhe civilëve. Mediu tha më tej se Gërdeci u zgjodh si vend pasi u vlerësua si i përshtatshëm nga Forcat e Armatosura. “Shumë kanë ngritur pyetjen se pse u zgjodh Gërdeci. Për ata që dua të vërtetën, Gërdeci është zgjedhur me negocim herën e parë në kontratë mes palëve. Sipas propozimit të Shtabit të Përgjithshëm me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 1991, është zgjedhur kompania MEICO. Në kontratën e dytë për demontim për demontimin e municionit 20\152 milimetra, Gërdeci është zgjedhur nga Forcat e Armatosura. Për ata që nuk e dinë si punon një ministër, po e them se çdo ministër vepron sipas rekomandimeve që vijnë nga strukturat ushtarake dhe civile”, - tha Mediu. Ish-ministri akuzoi edhe politikën, që sipas tij, po persekuton emrin e Fatmir Mediut si në kohën e komunizmit për qëllime politike. “Po më persekutojnë si dikur, por tani jo më me demaskime në organizata bazë por me deklarata dhe shkrime në gazeta”, - tha ai. Deputeti republikan Mediu u kërkoi deputetëve të votojnë pro heqjes së imunitetit të tij duke vlerësuar se duhet të zbardhet çështja e Gërdecit. Ai tha më tej se shkatërrimi i municioneve është një element tepër i rëndësishëm për mbrojtjen e jetës së qytetarëve. “Demontimi ka qenë një proces i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të ulur nivelin e rrezikut të municioneve të vjetra që janë jashtë standardeve të sigurisë dhe që i kanë kaluar afatet e përdorimit. Këto municione të panevojshme cenojnë jetën dhe pasurinë e qytetarëve, ndaj dhe demontimi është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes për garantimin e jetës njerëzore dhe jo një çështje ekonomike e saj”, - tha Mediu.
Për Gërdecin kishte dijeni edhe Presidenti
Në raportin e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve dërguar në Kuvend, vlerësohej se sipas dokumentacionit të Prokurorisë, krerët e shtetit, duke filluar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, kishin dijeni në lidhje me transportin e madh të municioneve në Gërdec. Sipas këtij raporti, volumi i dokumentacionit tregon se drejtori i SHIU-t, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Ministri i Mbrojtjes, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Presidenti i Republikës kishin komunikata ditore për lëvizjet e municioneve drejt Gërdecit. “Me datën 10.6.2008, në përgjigje të kërkesës së Këshillit, znj. Ina Rama, prokurore e përgjithshme, me shkresën nr. 1403/4 i dërgon Këshillit dokumentacion plotësues (e përfshirë në 4 volume). Tre nga këto volume përmbajnë komunikata ditore të Qendrës Operacionale që informojnë drejtorin e SHIU-t, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Ministrin e Mbrojtjes, zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm, shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Presidentin e Republikës për lëvizje të municioneve drejt Gërdecit në sasi nga 100 deri në 200 tonë në ditë. Kryetarja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, zonja Jozefina Topalli, iu vuri në dispozicion menjëherë anëtarëve të Këshillit dokumentacionin e ardhur”, - thuhet në raportin e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve dërguar në Kuvend.