Mazhoranca: Mediu nuk na rezulton fajtor
Para se Kuvendi të votonte për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit republikan, Fatmir Mediu, deputetët e Kuvendit u njohën me raportin që dërgoi në seancë Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. Kuvendi pati edhe debatet e para në lidhje me heqjen e imunitetit të deputetit republikan, Mediu. Fillimisht anëtari i Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve, Ilir Bano, lexoi raportin e plotë që ky këshill dërgoi pasditen e djeshme në seancë plenare. Bano u shpreh se deputetët e mazhorancës nuk ishin bindur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetin. Ai tha se dokumentacioni i dërguar nga Prokuroria nuk implikon ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Bano shtoi më tej se ky konkluzion i deputetëve të mazhorancës ka ardhur si rezultat i shqyrtimit të disa mijëra dokumentacioneve të dërguara në Kuvend nga organi i Akuzës. “Forcat e Armatosura kanë propozuar Gërdecin për demontimin e municionit të kalibrit të madh. Forcat e Armatosura kanë sugjeruar demontimin e predhave me kalibër të madh si metodë prioritare. Autoritetet Ushtarake kanë përgatitur urdhrin e ministrit të Mbrojtjes nr. 2044, datë 7.12.2007. Forcat e Armatosura kanë transportuar në drejtim të Gërdecit vetëm në muajin shkurt 2008 4880 ton municion të kalibrit të madh. Autoritetet ushtarake urdhëruar dërgimin e kontenierëve për depozitim baruti në Gërdec”, - tha Bano. Nga ana tjetër, opozita u shpreh se nuk është qëllimi i Kuvendit apo Këshillit të Rregulloreve për të përcaktuar pafajësisë apo fajësinë e ish-ministrit Mediu. “Zoti Fatmir Mediu ka iniciuar hartimin dhe miratimin e disa akteve nënligjore, si dhe ka nxjerrë disa urdhra në kundërshtim me aktet nënligjore, për të realizuar përfitime të padrejta për subjektet që kryenin demontimin e municioneve luftarake. Gjithashtu në të gjithë këtë proces ai ka vepruar duke shmangur plotësisht Shtabin e Përgjithshëm”, - thuhet në konkluzionin e opozitës.
Raporti i Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve për imunitetin e Mediut
Argumentet e mazhorancës
Anëtarët e këshillit përfaqësues të mazhorancës çmojnë se nuk ka asnjë provë që të shërbejë si indicio për të dyshuar më pas se ish-ministri Mediu, në procesin e demontimit në Gërdec, të ketë shmangur Forcat e Armatosura.
Nga dokumentacioni i administruar në këshill, veçanërisht nga dokumentet e dërguara nga organi i Prokurorisë në datën 10.06.2008, rezulton se procesi i përgatitjes dhe i miratimit të urdhrave nga ish-ministri Mediu ka pasur dijeninë dhe vlerësimin e strukturave përkatëse civile dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes.
Nuk konstatohen raste të shmangies apo shpërfilljes së mendimit të këtyre strukturave nga ana e ish-ministrit Mediu për përgatitjen e këtyre praktikave. Gjithashtu nuk konstatohet ndonjë formë të inicimit të këtyre praktikave nga ish-ministri Mediu.
Në lidhje me këtë moment të kërkesës, anëtarët e këshillit përfaqësues të mazhorancës vlerësojnë se:
Strukturat ushtarake kanë qenë të përfshira tërësisht në vlerësimin, përpunimin dhe hartimin e VKM nr. 138, dt. 14.03.2007, si dhe të urdhrave të ministrit;
Në memon e datës 22.11.2007 drejtuar zotit Mediu nëpërmjet shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Luan Hoxha, zotit Ndue Marku, drejtor i Drejtorisë së Harmonizimit të Legjislacionit dhe hartues kolonel Dashnor Caushi, drejtor i Drejtorisë së Logjistikës theksohet: 1. “Demontimi i municionit do të bëhet në ambientet e ish-brigadës së tankeve, në rajonin e Gerdecit (Vorë) nga kontraktori i Ndërmarrjes MEICO, SAC dhe ky proces do të bëhet nën mbikëqyrjen e ndërmarrjes MEICO,”
2.... “Për oferta në shitjen për demontim industrial të municioneve me gëzhojë tunxhi të kalibrave 20 deri në 152 mm kemi përgatitur projekt urdhrin “Për kalim municioni ndërmarrjes MEICO”.
3. “Për municionet me gëzhojë tunxhi të kalibrit 20 deri 152 komisioni i posaçëm në MM, me vendim nr. 7 datë 1.11.2007, ka bërë kategorizimin e tyre për shitje, çmontim dhe çmilitarizim. Kurse komisioni i miratimit të çmimeve ne MM ka përcaktuar çmimin e shitjes për çmontim dhe çmilitarizim. (bashkëlidhur projekt-urdhri për t’u firmosur nga Ministri) - vazhdon memoja e strukturave ushtarake.
Në urdhrin bashkëlidhur memos së strukturave ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të sigluar po nga ato thuhet: “Ndërmarrja MEICO të vërë në dispozicion të realizimit të projektit ambientet në administrim të saj në ish-brigadën e tankeve në rajonin e Gërdecit Vorë.
Pra në këtë memo, të strukturave ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm, në ndryshim me kontratën e parë, përcaktohet kalimi i çmontimit nga fishekë të kalibrit 7.62 mm deri në 14,5 mm në predha të kalibrave 20 deri 152 mm. Dhe përcaktohet Gërdeci si vend i përshtatshëm
Strukturat ushtarake kanë pasur korrespondencë të vazhdueshme ndërmjet tyre dhe MEICO-s, si dhe kanë pasur dijeni të plotë për demontimin në Gërdec;
Strukturat ushtarake në të gjithë piramidën janë angazhuar me zbatimin e kontratës për sa i përket daljes së municionit nga magazinat, transportit, ruajtjes, si dhe dërgimit të mjeteve dhe kontenierëve në Gërdec;
Strukturat më të larta drejtuese të Forcave të Armatosura, kanë inspektuar rajonin e Gërdecit gjatë procesit të demontimit dhe e kanë vlerësuar pozitivisht këtë proces;
Ministri nuk ka mare asnjë njoftim me shkrim apo me gojë nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandat, SHIU, Policia Ushtarake, apo struktura të tjera për ndonjë problem si, mosrespektim ligji, urdhri apo rregulli për sa i takon demontimit në Gërdec;
Anëtarët e këshillit përfaqësues të mazhorancës, gjatë shqyrtimit të çështjes, si dhe në administrim të dokumentacionit shoqërues, evidentuan se në asnjë rast apo rrethanë, nuk ka asnjë kontestim nga cilado strukturë e Forcave të Armatosura, si në lidhje me caktimin e rajonit të Gërdecit si vend demontimi, ashtu edhe me faktin e respektimit ose jo të standardeve të sigurisë gjatë këtij procesi.
Konkluzione
Demontimi dhe shkatërrimi i municioneve të tepërta dhe të vjetra ka përbërë dhe përbën prioritet për Ministrinë e Mbrojtjes. Këto municione paraqesin një kërcënim real për sigurinë e vendit dhe jetën e njerëzve.
Shqyrtimi i kërkesës të Prokurorisë së Përgjithshme “Për autorizimi për procedim penal ndaj deputetit, zotit Fatmir Mediu” është bërë me përparësi absolute nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për një periudhë sa gjysma e kohës së parashikuar nga Rregullorja e Kuvendit duke respektuar rigorozisht të gjitha kërkesat e saj. Nëse nuk do të ishim detyruar, për shkak të mossjelljes së dokumentacionit shoqërues, të kërkonim dy herë dokumentacion shoqërues dhe plotësues (ku vetëm herën e dytë u sollën 1500 faqe dokumente, këshilli do të kishte përfunduar shqyrtimin e kërkesës edhe më shpejt.
Mazhoranca ka shprehur në mënyrë të përsëritur se kjo ngjarje ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë, duhet hetuar në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe veçanërisht në mënyrë të paanshme.
Nga dokumentacioni i ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme në datën 10 qershor 2008, në tre volume, me komunikata të përditshme, rezulton se sasi të mëdha municionesh nga 100 deri në 200 ton në ditë transportoheshin për në Gërdec. Vetëm në muajin shkurt 2008 janë transportuar për në Gërdec 4880 ton municion predhash, duke krijuar kështu një depo gjigante municionesh pak metra larg shtëpive të banimit. Për këtë kanë pasur dijeni dhe informacion të përditshëm nga raportet ditore të Qendrës Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm Drejtori i SHIU, zëvendësministrat e Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Presidenti i Republikës.
Në ndryshim nga Urdhri nr. 550, datë 25.4.2007 i ministrit të Mbrojtjes dhe kontrata e parë që përfundoi pa asnjë pasojë, në kontratën e dytë bie në sy ndërrimi i kalibrit të municioneve për demontim në predha të kalibrit të madh nga 20 mm deri në 152 mm.
VKM nr. 138, datë 14.03.2007, në kreun IV, pika 4 ka përcaktuar se cilat janë strukturat përgjegjëse për çështje të ndryshme gjatë shitjes së municionit për demontim, si dhe për ruajtjen dhe kontrollin e sigurisë në procesin e demontimit.
Deri ditën e ngjarjes së 15 marsit 2008, nuk ka pasur asnjë njoftim tek ish-ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, për parregullsi, mungesë të zbatimit të rregullave të sigurisë apo përfshirjes në këtë proces të njerëzve jashtë kritereve.
Mazhoranca gjykon se duhet të nxirret çdo përgjegjësi e cilido qoftë në këtë tragjedi.
Nga shqyrtimi i gjithë dokumentacionit, anëtarët e Këshillit përfaqësues të mazhorancës konstatojnë se nuk janë shmangur Forcat e Armatosura dhe ky pretendim bie në kundërshtim me dokumentacionin e ardhur pak ditë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme ku:
Forcat e Armatosura kanë propozuar Gërdecin për demontimin e municionit të kalibrit të madh. Forcat e Armatosura kanë sugjeruar demontimin e predhave me kalibër të madh si metodë prioritare. Autoritetet Ushtarake kanë përgatitur urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes nr. 2044, datë 7.12.2007. Forcat e Armatosura kanë transportuar në drejtim të Gërdecit vetëm në muajin Shkurt 2008 4880 tonë municion kalibrit të madh. Autoritetet Ushtarake urdhëruar dërgimin e kontenierëve për depozitim baruti në Gërdec. Ndaj anëtarët e Këshillit përfaqësuesit e mazhorancës nuk mund të pranojë pretendimin e shmangies së strukturave të Forcave të Armatosura në këtë proces. Nuk mund të bëhet fjalë për shmangie të tyre por për përgjegjësi të këtyre strukturave çka rezulton në memot dhe urdhrat me firmë dhe me vulë, sikurse del qartë nga dokumentacioni i ardhur vetëm pak ditë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke marrë në konsideratë qëndrimin politik të mazhorancës dhe opozitës, për hetimin e plotë, të gjithanshëm dhe të paanshëm të ngjarjes tragjike të Gërdecit nga institucioni i Prokurorisë, qëndrimin e përsëritur për të miratuar çdo kërkesë të prokurorisë që lidhet me dhënien e autorizimit për ndjekje penale ndaj çdo deputeti për vepra penale të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës, si dhe duke vlerësuar dhe mbështetur qëndrimin publik të deputetit Fatmir Mediu, të shprehur në mënyrë të përsëritur për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë për zbardhjen e kësaj çështjeje, mbështetur në nenin 118, pika 3 e Rregullores së Kuvendit, i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë të votojë pro dhënies së autorizimit për ndjekje penale ndaj deputetit Fatmir Mediu. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë që të shqyrtojë iniciativën ligjvënëse për kufizimin e imunitetit dhe/ose heqjen e tij për të gjithë rastet ku është parashikuar.
Argumentet e opozitës
Deputeti Besnik Dervishi, si relator i caktuar për opozitën, relaton se Prokurori i Përgjithshëm, në kërkesën e tij shprehet se: “ekzistojnë të dhëna që përbëjnë dyshim të arsyeshëm që deputeti Fatmir Mediu ka kryer veprime dhe mosveprime me dashje në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes”. “Zoti Fatmir Mediu ka iniciuar hartimin dhe miratimin e disa akteve nënligjore si dhe ka nxjerrë disa urdhra në kundërshtim me aktet nënligjore për të realizuar përfitime të padrejta për subjektet që kryenin demontimin e municioneve luftarake”. “Gjithashtu në të gjithë këtë proces ai ka vepruar duke shmangur plotësisht Shtabin e Përgjithshëm”. “Ish-ministri i Mbrojtjes, zoti Mediu, nuk ka kërkuar të bëhej një studim i plotë i analizës së kostos për njësi, të municioneve për demontim, e domosdoshme për të verifikuar e vlerësuar levërdinë ekonomike të këtij procesi”.
Sipas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm gjatë procesit të demontimit të municioneve nuk janë respektuar rregullat e sigurimit teknik, ka pasur përqendrim të madh të sasive të municioneve dhe të produkteve të dala nga demontimi duke mos garantuar shmangien e ngjarjeve të jashtëzakonshme që mund të vinin nga ky proces.
Relatori Dervishi thekson se duke pasur parasysh:
-zbatimin me përpikmëri të procedurave të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit;
-evitimin dhe shmangien e vonesave të panevojshme në shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë dhe të gjithë procesit në këshill;
-vullnetin e deklaruar të të gjithë spektrit politik në favor të mospërdorimit të imunitetit parlamentar kur kërkohet hetimi nga organi i prokurorisë;
-deklarimin e deputetit Fatmir Mediu për të lënë imunitetin parlamentar në shërbim të hetimit të ngjarjes;
-materialet e administruara ku prezumohet se kemi të bëjmë me veprime ose mosveprime, objekt i hetimit penal;
-moskrijimin e asnjë vonese që krijon pengesa për kryerjen e veprimeve hetimore të organit të prokurorisë;
-ngjarja e ndodhur në Gërdec konsiderohet mjaft e rëndë për shkak edhe të përfshirjes dhe autorizimit nga struktura të shtetit;
-gjithë shoqëria shqiptare është e interesuar për të zbardhur sa më parë të vërtetën mbi tragjedinë e Gërdecit i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë të votojë pro dhënies së autorizimit për procedim penal ndaj deputetit Fatmir Mediu.