E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Grupe pune në zonat e përmbytura

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ka bërë të ditur vendimin për ngritjen e grupeve të punës për vlerësimin e të gjitha dëmeve të krijuara si pasojë e përmbytjeve në Shkodër, duke garantuar edhe një herë se qeveria do të dëmshpërblejë dëri në fund banorët. Ai ka njoftuar se grupet e punës do jenë të përbërë nga specialistë qendrorë dhe vendorë dhe do udhëhiqen nga këshilli i qarkut përkatës.
Kreu i qeverisë, ka kërkuar vlerësim të dëmeve në ndërtesa të reja e të vjetra, të dëmeve në stalla, në objekte sociale , në orendi dhe në të mbjella.
Berisha ka shprehur edhe në herë mirënjohje për solidaritetin e banorëve në ditët e përmbytjeve e pas saj. Kryeministri u shpreh se ministritë do të ndryshojnë fondet, për të shkuar tek zonat e përmbytura.
Në mbledhjen e qeverisë, kreu i qeverisë ka njoftuar edhe disa ndryshime në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror, që sipas tij lufton korrupsionin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›