Ambasadori i Spanjës takohet me Topallin: Bojkoti i PS nuk është i mirë për vendin

Tiranë, 19 janar NOA - Ambasadori i Spanjës
Emanuel Montobio, i shoqëruar nga Kryetari i Misionit të BE-së në Tiranë, Lohan
i prezantoi sot Kryetares së Kuvendit programin dhe prioritet e presidencës
spanjolle të Bashkimit Evropian, ndërsa deklaroi se bojkoti i opozitës nuk
është i mirë për vendin dhe demokracinë.
Ai tha se mbështet Shqipërinë për heqjen e
vizave duke vlerësuar progresin e bërë nga pala shqiptare në plotësim të
angazhimeve.
Ambasadori spanjoll deklaroi gjithashtu se
Parlamenti Evropian ashtu si Parlamenti Shqiptar do të jenë institucionet me
peshën kryesore në këtë proces.
Bashkimi Evropian, veç zgjerimit ka si
prioritete ndërtimin e një modeli të ri ekonomik, sfidat e ndryshimeve
klimaterike dhe forcimin e BE-së si një faktor ndërkombëtar, përmes koordinimit
të politikave në nivel transatlantik në bashkëpunim më SHBA-në, Kanadanë,
Amerikën Latine e Azinë tha ambasadori spanjoll.
Ambasadori spanjoll theksoi se Parlamenti
është vendi për opozitën. Bojkoti nuk është i mirë për vendin dhe për
demokracinë.
Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit tha se Kushtetuta është e qartë dhe ajo do
të zbatohet.
k.k/NOA