E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Beqja: Shkodranët nuk duan Rezoluta boshe

Tiranë, 19 janar NOA Deputeti i Partisë
Socialiste, Ilir Beqja ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës
ka deklaruar se seanca Parlamentare e jashtëzakonshme që u zhvillua një ditë më
parë për çështjen e përmbytjeve pati si qëllim vetëm gënjeshtrën.

Dje shqiptarët patën rastin të shihnin një
nga shfaqjet me cinike e më të shëmtuara në jetën e parlamentarizmit shqiptar:
një seancë plenare të parashikuar në nenin 74 të Kushtetutës, por që fatkeqësisht
pati si qëllimin e saj të vetëm gënjeshtrën dhe ngritjen në qiell të punës së
qeverisë Berisha, e cila falë korrupsionit dhe paaftësisë së saj, ia doli me
sukses të mbytë me mijëra hektarë tokë, të shkatërrojë me mijëra shtëpi e të
rrënojë mundin e punën e dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë.

Në orë të tëra ligjëratash e fjalimesh
mediokre, duke filluar që nga Sali Berisha, Jozefina Topalli, ministri
energjetikës e gjithë të tjerët, nuk dëgjuam një fjalë të vetme mbi masat
konkrete që do të merren për të përballuar situatën e krijuar në Shkodër e për
të ndihmuar ata fatkeqë që gjenden sot në ditë të hallit tha Beqja.

Sipas tij, qeveria e Sali Berishës jo vetëm që
u bëri gjëmën banorëve të rrethit të Shkodrës, por po dëshmon sot se është
krejtësisht e paaftë dhe e papërgatitur për t i ndihmuar ata.

Ne sot i kërkojmë Sali Berishës që të mos
mjaftohet me rezoluta boshe në seanca të quajtura të jashtëzakonshme edhe pse
Kushtetuta i përcakton ndryshe, por të fillojë urgjentisht me marrjen e masave
konkrete për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura.

Për këtë arsye ne i bëjmë thirrje Sali
Berishës të fillojë menjëherë me vlerësimin e dëmeve me ekipe profesionistësh
të përbërë nga inxhinierë ndërtimi për vlerësimin e banesave, agronomë për
vlerësimin e dëmeve në të mbjella, veterinere në vlerësimin e dëmeve në gjënë e
gjallë dhe zooteknikë në vlerësimin e dëmeve të bazës ushqimore;

të bëjë ndryshimet e nevojshme në ligjin e
buxhetit të shtetit për të siguruar fondet për dëmshpërblimin të fillojë
asistencën e menjëhershme financiare për familjet që tash e dy javë nuk kanë më
asnjë mundësi të gjenerojnë të ardhura tha më tej Beqja.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›