PS, Ahmetaj: Berisha gënjeu, alibinë, një herë në 100 vjet e hedh poshtë rregullorja

Tiranë, 19 janar NOA Opozita insiston se
përmbytjet në Shkodër nuk u shkaktuan nga moti i keq por nga paaftësia e
menaxhimit.
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj
ka deklaruar sot para mediave se katastrofa e veriut nuk ishte një katastrofe
natyrore ashtu siç deklaroi zyrtarisht kryeministri dhe ministri i Energjetikës
por papërgjegjshmëria dhe paaftësia në menaxhim.
Ditë pas dite kemi sjellë fakte që tregojnë
se autoritetet përgjegjëse kanë dështuar në zbatimin e rregullores së menaxhimit
të digave, dhe ka qenë pikërisht papërgjegjshmëria dhe paaftësia në menaxhim që
solli për pasojë katastrofën duke përmbytur mijëra hektarë tokë, duke lenë
qindra familje pa shtëpi, të mbjella apo gjë të gjallë.
Sot duam të ndalemi dhe ti faktojmë
shqiptarëve pse edhe alibia e fundit e kryeministrit, Sali Berisha se kjo
katastrofë ndodh një herë në 100 vjet është gënjeshtra e radhës tha Ahmetaj.
Ndryshe nga kryeministri dhe ministri i Energjetikës,
ne kemi zgjedhur ti referohemi rregullores, sepse besojmë se hartuesit e kësaj
rregullore të cilët janë njëkohësisht dhe projektuesit dhe ndërtuesit e
kaskadës së Drinit, kanë parashikuar të gjitha hapat e domosdoshëm që duhen marrë
për të shmangur raste të përmbytjeve të mundshme si kjo e fundit në Veri tha më
tej deputeti socialist.
k.k/NOA