E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, prokurorët bllokojnë dokumentet e KESH

Edhe pse nuk e quajnë një proces të mirëfilltë hetimor grupi i prokurorëve të Shkodrës është në ditën e tetë të verifikimit të të gjithë dokumentave të KESH për të gjetur shkakun e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Burime të "Ora News" në prokurorinë e Shkodrës bënë të ditur se kanë bllokuar të gjithë dokumentacioniin e KESH i cili ka të bëjë më procedurat që janë ndjekur për hapjen e portave të digave, të cilta më pas sollën edhe përmbytjet në shkodër. Të njëjtat burime pohuan se ende nuk ka përfunduar verifikimi i të gjithë dokumentacionit duke mos lënë asnëj një afat të caktuar për këtë procedurë. Kështu pas përfundimit të këtyre verifikimeve dhe korresopedncës mes KESH dhe prokurorisë do të vendoset nëse kjo çështje do të regjistrohet si procedim dhe nëse kjo dosje do të ketë një emër konkret të personit i cili do të hetohet si shkak i përmbytjes në disa zona në qarkun e Shkodrës. Deri në përfundimin e verifikimve gjithçka mbetet pezull.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›