Berisha: Hapa para, zotimi im para ndërkombëtarëve
“Shqipëria jo që nuk do të bëjë hapa prapa, por do të bëjë shumë hapa përpara. Ky është zotimi im para shqiptarëve, para partnerëve, miqve dhe aleatëve tanë dhe para të gjithë atyre që e duan dhe e mbështesin në rrugën e integrimit euroatlantik”.
Ridvan Dibra
Kështu deklaroi kryeministri Sali Berisha pas publikimit të qëndrimeve të diplomatëve amerikanë në lidhje me regresin që po pësonte sipas tyre vendi pas ngjarjes së Gërdecit. Berisha është dukur më i tërhequr, duke u shprehur se qeveria e tij do të bëjë të pamundurën për integrimin e vendit në NATO dhe në BE. Numri një i Ekzekutivit shqiptar ka theksuar nga Shkodra se, Shqipëria po bën progres dhe se nuk ka konflikte me institucionet, por vetëm debate. Sipas Berishës, institucionet janë më të pavarur se kurrë. “Në gjykimin tim, institucionet nuk kanë qenë kurrë më të pavarura. Debatet janë debate, janë konstante të demokracisë. Standardet janë standarde dhe për këtë qeveria është e vendosur që të vendosë standardet më të mira. Debatet janë konstante e pandryshueshme e një shoqërie të lirë, por nga debati tek standardi janë dy gjëra të ndryshme. Standardi ka qenë dhe është qëllim madhor i kësaj qeverie. Çdo gjë do të ketë standard demokratik”, tha Kryeministri. I pyetur për ecurinë e vendet dhe akuzave se po ecën prapa, Berisha u përgjigj se, “Shqipëria po bën dhe do të vazhdojë të bëjë hapa para”. “Shqipëria, jam i sigurt, po bën dhe do të bëjë hapa para. Ka debate për probleme të ndryshme. Për shembull, pati debate dhe përplasje për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, por ky debat solli një procedurë bilaterale, siç ua paralajmërova, më transparente dhe Parlamenti shqiptar votoi si një nga parlamentet më të mira dhe futi seancën e dëgjimit. Presidenti bëri hapat e tij dhe futi një proces transparent para qytetarëve. Unë mendoj se Shqipëria do të vlerësohet nga standardet”, theksoi kryeministri. I pyetur nëse qeveria po humb miq edhe nga SHBA-ja, Berisha u përgjigj: “Miqtë po na shtohen çdo ditë e më shumë”. Ndërsa nuk ka ngurruar që të thumbojë edhe kryebashkiakun e Tiranës, liderin e PS-së për punët që po kryen me rrugët rurale. Kryeministri theksoi se banorët shprehën kënaqësinë për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve, aq sa ndjeheshin si në Tiranë, pavarësisht se kryetari i Bashkisë së Tiranës i cilëson ata banorë të fshatit. “Unë nga këtu i them Kryetarit të Bashkisë, ki kujdes me fshatin, sepse ke një borxh të vjetër ndaj tij. Prandaj mos lësho mufka të tjera, se nuk është mirë”, tha Kryeministri. Ndërsa ka bërë të ditur se këto inaugurime nuk janë fushata elektorale, por janë premtime të mbajtura. Më tej, Kryeministri theksoi se zhvillimi i vendit në katërvjeçarin e ardhshëm do të përcaktohet në mandatin e dytë, të cilin do ta vendosin vetë qytetarët me anë të votës së lirë. “Natyrisht, mandati i dytë që do ta vendosni ju me votën tuaj të lirë, do të përcaktojë të gjithë zhvillimin e ardhshëm katërvjeçar të vendit. Ju siguroj se në këtë rast, besimi ndaj qeverisë dhe Sali Berishës do të shpërblehet me fjalën e mbajtur. Unë e kam zgjedhur filozofinë time: mbajtjen e fjalës së dhënë. Unë do ta mbaj fjalën e dhënë ndaj jush dhe nuk do të premtoj asnjëherë gjëra që nuk mund t’i bëj. Kjo është filozofia ime e thjeshtë”, u shpreh kryeministri.