E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, kontribut për Kombëtaren e Kosovës

Ylli i futbollit shqiptar, Lorik Cana, edhe një herë ka ndihmuar futbollin e Kosovës. 

“Federata e Futbollit e Kosovës para ndeshjes Kosova kundër Yjeve, që u zhvillua më 14 qershor, ka pranuar prej Agim Canës, ish-futbollistit të brezit të artë të Prishtinës dhe prej të birit të tij Lorik Cana, anëtar i Kombëtares shqiptare dhe i Olimpik Marsejës, pajisje sportive për Përfaqësuesen e Kosovës. Ndërsa këto ditë sërish Lorik Cana në adresë të FFK-së ka dërguar pajisje sportive për Përfaqësuesen e Kosovës (komplete, mbathje, çorapë e mbrojtëse) si dhe 10 topa loje të cilësisë së lartë”, është thënë nga zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha. Ai ka shtuar se “FFK-ja falënderon z. Agim Cana dhe Lorik Canën për këtë mbështetje që po i japin Përfaqësues së Kosovës, e cila ka nevojë për mbështetje të gjithanshme”. Mbetet për t’u shikuar, nëse Cana do të vendosë të ndihmojë Kosovën edhe me shërbimet e tij sportive në fushë, apo do të vazhdojë të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë. Për momentin mund të thuhet me siguri se të paktën për eliminatoret e Botërorit 2010, ai do të jetë një futbollist i përfaqësueses shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›