E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinani: Do të jetë festë e vërtetë

Vioresin Sinani parashikon festë në “Loro Boriçi” më 14 gusht, pavarësisht faktit se cili do të jetë fituesi në takimin midis Vllaznisë dhe Napolit, për turin e dytë eliminator të Kupës UEFA. 

Goeladori i njohur kuqeblu nuk mundi të ishte pjesë e festës së turit të parë, ku skuadra eliminoi Koperin, për shkak të dëmtimit që e pengon prej kohësh, që para finales së Kupës së Shqipërisë, kundër Tiranës. Por fati i ka rezervuar sulmuesit veteran kënaqësi edhe për turin e dytë. “Për mua dhe për të gjithë ekipin do të jetë një kënaqësi e veçantë që do të kemi përballë një ekip të Serisë A, si Napoli. Skuadrat italiane i kemi ndjekur me shumë interes gjatë gjithë jetës sonë dhe të luash tani përballë tyre do të jetë me të vërtetë e pabesueshme”, thotë Sinani. “Jam i bindur se ky takim do të jetë një festë më vete për të gjithë Shkodrën. Nuk jemi vetëm ne, por do të jenë mijëra e mijëra shkodranë që do të ndjekin nga afër ata lojtarë që i kanë parë vetëm përmes televizionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›