Rama: Kambanat po bien për Sali Berishën
Kreu socialist, Edi Rama, i ka cilësuar si alarm deklaratat e diplomatit amerikan për nivelin e ulët të demokracisë në vend.
Rama u shpreh se të gjitha kambanat e ndërkombëtarëve po bien për Sali Berishën. “Alarmi i dhënë dje nga miqtë tanë të mëdhenj amerikanë për kërcënimin e lirisë e të demokracisë në Shqipëri, duke bërë përgjegjëse qeverinë e zotit Berisha, është jo vetëm shprehja më kuptimplotë e interesimit të Shteteve të Bashkuara për fatet e Shqipërisë e të shqiptarëve, por edhe kulmi i shqetësimit të shprehur ndonjëherë prej tyre publikisht në këto 17 vjet, si pasojë e keqqeverisjes së vendit tonë. As në vitin e rëndë 1996 alarmi nuk ka qenë kaq kumbues, interesimi për Shqipërinë e shqiptarët kaq i madh dhe shqetësimi për keqqeverisjen e vendit kaq i hapur”, tha Rama. Duke komentuar nismën e Kryeministrit Berisha “Shqipëria në NATO”, Rama u shpreh se vendi po kërcënohet nga të njëjtët njerëz që çuan vendin në ngjarjet e ’96-ës. “‘Shqipëria në NATO’ s’mund të jetë vendi ku kërcënohen zgjedhjet e lira e ku vullneti i lirë i shqiptarëve e shqiptareve rrezikohet nga po ata njerëz që në vitin e rëndë 1996 projektuan e realizuan krimin shtetëror të manipulimit të votës së popullit dhe sot kontrollojnë Ministrinë e Brendshme për llogari të Sali Berishës. Kjo kambanë bie për Sali Berishën!”, tha Rama.