Kosovë, në shtator targat e reja
Në gjysmën e dytë të shtatorit, Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë pritet të fillojë nxjerrjen e targave të reja që do të mbajnë stemën e Republikës dhe numrat kodues të qyteteve, sipas RTK-së, bazuar në burime brenda ministrisë.
Ekspertë të komunikacionit sugjerojnë, që targat të jenë shkurtesat e qyteteve. Edhe pse ende nuk është caktuar data e saktë për fillimin e lëshimit të targave të reja, tashmë është e sigurt se tabelat e veturave nuk do të jenë më “KS”. Ministria ka themeluar një grup punues, të drejtuar nga ministri Zenun Pajaziti dhe nga drejtues të lartë të njësisë së Policisë Rrugore. Tre variantet që janë duke u diskutuar në lidhje me dukjen e targave të reja që ndryshojnë fare pak nga njëra-tjetra, pasi që të tria kanë elemente të theksuara të shtetit, si stemën, shkronjat RKS apo ngjyrat kaltër-bardh.