Berisha: Heshtja e Presidentit, një e drejtë kushtetuese
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar, mosshprehejn e Presidentit për ligjin e dosjeve si një e drejtë kushtetuese. Duke folur në një takim të mbajtur në Universitetin e Elbasanit, Berisha tha se "nuk kam ndonjë koment të veçantë për qëndrimin e zotit President, ai ka bërë zgjedhjen e vet, ka ushtruar të drejtat e tij kushtetuese, pasi në Kushtetutë, Presidenti një ligj e firmos, ia kthen Parlamentit ose nuk shprehet, ndër tre variantet ka përzgjedhur variantin e mosshprehjes". Ndërkaq, duke vazhduar më tej, kreu i qeverisë theksoi se "në 1995, bëra këtë ligj që është absolutisht antihakmarrje. Ka një dallim mes demokracisë dhe diktaturës. Diktatura është urrejtje dhe hakmarrje, demokracia është mirëkuptim, kompromis, pajtim. Këto janë nga ana e vlerave. Që ju të keni në krye të sistemit të drejtësisë vetëm ata të cilët i kanë duart e tyre të lyera me gjak, kjo nuk mund të pranohej më tutje. E vura ligjin në 1995, mora variantin çek, u përkthye dhe u zbatua. Ligji çek ishte miratuar në 1991, ishte vlerësuar kushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Çekosllovakisë. Pasi u nda Çekosllovakia, ish-komunistët në pushtet erdhën në Sllovaki dhe anuluan ligjin në Parlament. Prandaj, kthimi majtas është kthim prapa. Në kohën kur çekët dhe shqiptarët kishin bërë ligjin, nuk kishte dokumente ndërkombëtare".
Studentët
Kryeministri Berisha vlerësoi rolin dhe kontributin shumëplanësh të rinisë në një takim me studentë dhe pedagogë të universitetit "Aleksandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit, duke çelur kështu një seri takimesh me rininë universitare të Shqipërisë. Kreu i qeverisë i ka cilësuar në këtë takim universitetet si "laboratorët e së ardhmes së kombit", ndërsa ka shprehur bindjen më të thellë se, "e ardhmja lind në mendjen dhe zemrën e atyre që kanë shpresë, që kanë bindje e besim dhe të tilla virtyte e vlera askund nuk janë më të shumta, sesa tek ju, tek rinia studentore e vendit tim". Ai vlerësoi rolin e rinisë, duke u shprehur se "kam pasur fat të madh që çdo betejë, të cilat nuk kanë qenë të lehta, i kam fituar me ju dhe para së gjithash në sajë tuaj. Edhe në vitin 2005, kam qenë i bindur më shumë se kurrë për fitoren, sepse atë e shihja në sytë tuaj, në mbështetjen tuaj".